RCCOLA

Xhemaili zëvëndësues i Xhakës te Gladbachu?

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Rritën gjithnjë e më shumë zërat për kalimin e mesfushorit shqiptar të Napolit, Blerim Xhemailit tek Borussia Monchengladbach.

Mediat e huaja raportojnë se klubi gjerman insiston për reprezentuesin shqiptar të Zvicrës. Sipas ‘Sportbild’, Xhemaili është një nga objektivat kryesor të klubit gjerman në tregun e kësaj verë.

Eco Higjiena

Thuhet se Xhemaili është opsioni më i mundshëm që të zëvendësojë Granit Xhakën, i cili duket se gjatë kësaj verë do të largohet nga Monchenlgadbach për të nisur një eksperiencë të re në futbollin evropian.

Xhaka është i lidhur me kalimin e tij në klubin italian, Inter. /Telegrafi/