Xhemaili rikthehet në Serie A për 6 milionë euro
Skuadra nga Firenze është e vendosur ta kthejë në Serie A, mesfushorin shqiptar të Galatasarayit. Blerim Xhemaili dje është bërë baba për herë të parë në jetë, pasi që ka lajmëruar me Erjonën ardhjen në jetë të foshnjës së tyre të parë, Luanit.
Megjithatë obligimet e tij profesionale nuk kanë të ndalur.
Së fundi, mediet turke dhe italiane raportojnë për një tendencë të re të drejtuesve të Fiorentinës që ta kenë në mesin e tyre futbollistin tetovar me shtetësi zvicerane, transmeton Telegrafi.
Xhemaili në Itali ka luajtur me shumë sukses me ekipet si Torino, Parma e Napoli.
Për kartonin e futbollistit shqiptar, drejtuesit e skuadrës nga Firenze janë të gatshëm të paguajnë 6 milion euro në konton e Galatasarayit.


