ARKATANA

Xhemaili në Kanada, por nuk heq dorë nga Nati

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Nuk ka problem. Shumë amerikanë të jugut luajnë në Evropë. Do të udhëtoj edhe unë. Unë i kam thënë trajnerit se nuk heq dorë nga ekipi kombëtar dhe i takon atij nëse më fton apo jo. I detyrohem shumë trajnerit. Por kurrë nuk jap dorëheqje nga Kombëtarja”, deklaroi Blerim Xhemaili.

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili javën e ardhshme do të shkojë në Kanada, derisa gruaja e tij Erjona dhe djali Luani do të vijnë më vonë, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.

Ndeshja ndaj Empolit mund të jetë e fundit për të për Bolognan. “Ndoshta të mërkurën e ardhshme do të fluturojë në Monetral”, thotë Xhemaili, por ai nuk do të mund të luajë deri më 10 korrik, pasi afati kalimtar në kampionatin amerikan ka përfunduar. “Unë do të humbasë dhjetë ndeshje për ekipin e ri”.

Xhemaili fillimisht do të jetë vetëm në Kanada, derisa familja e tij vjen më vonë. “Për mua dhe familjen time, kjo është një aventurë e re. Një sfidë e madhe. Ne të gjithë mund të përfitojmë shumë”, theksoi ai.

HW

31-vjeçari është shprehur shumë i motivuar për të fituar në Kanada dhe ka thënë se dëshiron të fitojë titullin në MLS.

Por, si do të ndikojë kjo në ekipin kombëtar? Më 9 qershor Zvicra do të luajë kundër Ishujve Faroe në kualifikimet për Kupën e Botës. “Nuk ka problem. Shumë amerikanë të jugut luajnë në Evropë. Do të udhëtoj edhe unë. Unë i kam thënë trajnerit se nuk heq dorë nga ekipi kombëtar dhe i takon atij nëse më fton apo jo. I detyrohem shumë trajnerit. Por kurrë nuk jap dorëheqje nga Kombëtarja”, përfundoi Blerim Xhemaili.

http://www.albinfo.ch/xhemaili-ne-kanada-por-nuk-heq-dore-nga-nati/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.