Uji Dea

Xhemaili kushton 6 milionë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Blerim Xhemaili pritet të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere. Mesfushori shqiptar nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Rafael Benitez, prandaj është në kërkim të një ekipi të ri.

Njëri prej klubeve, që e kërkon më së shumti futbollistin shqiptar nga Maqedonia, është Milani, por ai pëlqehet edhe në Spanjë, nga Sevilla.

Sipas të së përditshmes italiane, “Il Mattino”, kartoni i përfaqësuesit zviceran kushton 6 milionë euro.

Mobi Casa

Ish-futbollisti i Torinos dhe Parmës ka kontratë me Napolin deri më 30 qershor 2015, por do të largohet para përfundimit të këtij muaji.

Xhemaili ishte kryesisht rezervist tek Napoli në sezonet e fundit./zeri/