Xhemaili kthehet te Torino
Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili pritet të rikthehet në Serie A, te ish-skuadra e tij, Torino. Kështu shkruan të enjten uebfaqja italiane e transfereve “Calciomercato.it”.
Mësohet se Torino tashmë ka nisur negociatat me skuadrën e Galatasarayt për transferimin e Xhemailit në fund të këtij edicioni.
Xhemaili 29-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni kaloi te Galatasaray nga Napoli, por te skuadra turke nuk ka pasur minutazh të mjaftueshëm. Deri më tani ka regjistruar 19 ndeshje në të gjitha garat dhe ka kontratë deri në vitin 2017.
Xhemaili ka luajtur për Torinon për dy edicione (2008-2010). Mësohet se Torino është e gatshme t’i ofrojë reprezentuesit të Zvicrës kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
http://koha.net/?id=6&l=58503
© KOHA


