UBT

Xhemaili, jashtë Napolit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

E ardhmja e Blerim Xhemailit duket të jetë larg Napolit. Mesfushori shqiptar nuk është përfshirë në listën përfundimtare të ndeshjes me Athletic Bilbaon, të cilën do ta zhvillojë ekipi nga “San Paolo” të martën mbrëma, e vlefshme për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sipas medieve italiane, kjo është një shenjë se përfaqësuesi zviceran do të largohet nga Napoli në ditët në vijim. Për ish-futbollistin e Boltonit, Torinos dhe Parmës, interesim ka shprehur Milani, por edhe Sevilla.

Mobi Casa

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Rafael Benitez, andaj pritet ta ndjekë rrugën e bashkëkombësit të tij, Valon Behrami, që u largua ditë më parë.