Xhemaili, i gatshëm për Atalantën

Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili të enjten ka zhvilluar stërvitje me ekipin e Geonas.
Xhemaili 29-vjeçar do të jetë i gatshëm për Genoan që të dielën në udhëtim do të luajë kundër Atalantës, kanë njoftuar të enjten mediumet italiane. Xhemaili gjatë ndeshjes së fundit kundër Samdorias, pësoi kolaps në pushimin 15-minutësh dhe u detyrua të mos kthehet në pjesën e dytë.
“Xhemaili stërviti normalisht me ekipin dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Gasperini për ndeshjen kundër Atalantës”, shkruan “tuttosport.com”, përcjell Koha Ditore.
Xhemaili këtë edicion, me fanellën e Genoas ka shënuar një gol në nëntë ndeshje.
http://koha.net/?id=6&l=92515