Fundamenti

Xhemaili: I frikësohemi ndeshjes së parë në Euro 2016, por jo Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

“I frikësohemi përballjes së parë në Euro 2016, por jo për faktin se do të luajmë kundër Shqipërisë”, kështu ka thënë për mediat zvicerane Blerim Xhemaili.Mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën, Blerim Xhemaili, mendon se ndeshja e parë në Euro 2016 do të jetë vendimtare për kalimin në fazën tjetër.

Në një intervistë për mediat zvicerane, Xhamaili ka thënë se të gjithë i frikësohen përballjes së parë të Zvicrës, por jo për shkak se do të luajnë me Kombëtaren shqiptare.

Mobi Casa

“I frikësohem përballjes së parë, por jo për faktin se do të luajmë kundër Shqipërisë, por sepse është loja e parë që të jep besim dhe moral për vazhdimin e evenimentit”, ka thënë mesfushori shqiptar nga Maqedonia për mediat zvicerane.

“Në fund, janë vetëm tri ndeshje në kompeticion si kjo dhe nëse fillon keq, e bën gjysmën e rrugës për t’u kthyer në shtëpi. Ne do të përballemi me tri skuadra të forta dhe Franca sipas meje është favorite. Ndër të tjera, ne do të luajmë ndaj të gjithëve”, përfundoi përfaqësuesi zviceran. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.