ARKATANA

Xhemaili e riaktivizon ‘formulën Beckham’, rikthehet në Serie A

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili është i gatshëm të rikthehet në kampionatin italian Serie A.

Kampionati amerikan MLS ka përfunduar aktivitetin dhe do të jetë në pushim deri në muajin mars.

Kjo ka bërë që Xhemaili të kërkojë rikthimin në Itali.

Mesfushori i Montreal Impact është gati ta përdorë formulën që e kishte përdorur David Beckham kur iu bashkua Milanit në vitin 2009.

31-vjeçari ka kërkuar nga presidenti Joey Saputo lejen e huazimit dy mujor në Bologna.

ARKATANA

Xhemaili duke festuar një gol me fanellën e Bolognas (Foto /Getty Images)
Ish-anëtari i Torinos e Napolit dëshiron të jetë në formë të mirë para kampionatit botëror ‘Rusia 2018’.

Sipas mediave italiane ky huazim do të mundësohet nga Saputo i ciliështë president i dy klubeve Bologna dhe Montreal Impact.

Shqiptari me pasaportë zvicerane është pjesë e rëndësishme e helvetike dhe kërkon të jetë në formën më të mirë.

Xhemaili iu bashkua skuadrës kanadeze gjatë këtij viti pikërisht nga Bologna dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2020.

Kujtojmë që mesfushori qendror më parë ka luajtur edhe për skuadra si Bolton, Parma, Torino, Napoli, Genoa, Galatasaray e Zurich. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.