FIDANISHTJA

Xhemaili apelon qytetarët që t’i përmbahen masave anti Covid-19, për t’i ikur masave shtrënguese

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e udhëhequr nga drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, kanë vlerësuar situatën e përballjes me pandeminë, pasi janë konfirmuar edhe 18 raste të reja dhe një pacient ka ndërruar jetë.

“Në ditën e 13-të, bashkë me ekipin komunal, konstatuam gjendjen pas 18 rasteve të reja dhe një person fatkeqësisht që ka ndërruar jetë, ku i shprehim ngushëllimet me te sinqerta familjes. Pra, 512 raste i kemi gjithsej të rezultuar me covid pozitiv, 334 të shëruar, raste aktive janë161 dhe 17 të vdekur”, ka thënë Xhemaili, në konferencën për gazetarë.

Ai ka konfirmuar se në Spitalin e Përgjithshëm janë duke u hospitalizuar 41 pacientë, ndërkaq që 40 mostra janë në pritje të rezultateve, përderisa të negativizuar janë dhjetë raste.

UBT

Ai njoftoi se nga e hëna do të hapen çerdhet private, por të cilat duhet të operojnë sipas masave anti-covid, ndërkaq çerdhet publike janë në proces të regjistrimit të fëmijëve dhe do të fillojnë punën në fund të gushtit.

“Apelojmë tek të prekurit, tek të gjithë qytetarët, bizneset dhe gastronominë, që t’i respektojnë masat e Shtabit komunal, IKSHP’së e MSH’së, në mënyrë që t’i ikim masave shtrënguese”, ka thënë Xhemaili./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.