Xhemail Sherifi:”Bayern Munchen” dhe LDK nuk i ndërrojë kurrë

Gjilan – Mërgimtari nga Pograxha e Gjilanit Xhemail Sherifi i cili ka jetuar një kohë të gjatë në Gjermani që nga viti 1995 e tani së fundit edhe në Zvicër është i pasionuar pas futbollit. Është simpatizantë i flaktë i “Bayern Munchenit”, ndërsa thotë se partinë LDK nuk e ndërron kurrë. Me LDK më lidhë më shumë emri i Rugovës, edhe pse LDK realisht ka mbetur pa frymën rugoviane shprehet Sherifi.
Xhemail Sherifi tani po i shijon pushimet në Gjilan, siç thotë ai në qytetin e tij të zemrës e ëndrrave. Xhemail Sherifi që nga viti 1995 ka shkuar në Gjermani dhe nga viti 2017 është vendosur në Zvicër.
“Si çdo i ri dhe si çdo mërgimtar edhe unë i kam pasur peripecitë e mija. Kam arritur t`ia dal fal vullnetit dhe motivit të madh që kishim në kohën e okupimit serb. Kosovën e kam braktisur nga një regjim kriminal i cili ndiqte të rinjtë çdo kund” shprehet Sherifi për rajonipress.
Xhemail Sherifi është i lidhur shumë me sportin dhe ndjek zhvillimet edhe në jetën politike. “Bayernin dhe LDK nuk i ndërrojë kurrë, ka më shumë se 20 ndeshje të Bayernit që i kam parë live. Me LDK më lidhë më shumë emri i Rugovës edhe pse LDK ka mbetur pa frymën rugoviane”.
Sherifi ka vërejtje edhe tek institucionet qendrore e lokale të cilat sipas tij po bëjnë pak për diasporën. “Diaspora është e lanun anash, është lënë pasdore, komuna duhet të jetë më azhure, duhet të investojë shumë në diasporën tonë. Mërgimtarët po japin gjithçka nga vetja dhe po e përkrahin Kosovën në shumë fusha” tha Sherifi.
Kur flet për qytetin e Gjilanit thotë se Gjilani është yll. “Në Gjilan ka investime ka sene dhe gjëra që preken e përjetohen dhe vetëm të tillë dhe kështu e dua Gjilanin” shtoi në fund Sherifi./rajonipress/