FIDANISHTJA

Xhelozia

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sëmundje e rëndë është xhelozia –Shumë prej sajë po vuajnë njerëzia ! Ajo n’ shkencë nuk ka shpjegim , As n’ mjekësi nuk ka shërim !

Për shërim nga xhelozia –
S’ bënë punë mjeku, as terapia !…
Nuk bënë punë infuzioni ,
Nuk bënë punë operacioni !…
Për shërim nga xhelozia –
Nuk bëjnë punë kisha , as xhamia !…
Nuk bënë punë as hajmalia ,

As fallxhesha, as magjia !…
Kur dikush korrë ndo ‘i sukses –
Shoku i tij bëhet ves – ves !
Kur dikush merr dekoratë –
Shoku i tij do t’ mbetet ratë !…
Kur dikush mbërrin karrierë –
Shoku i tij do nisë me u shterë !
Kur dikujt i shkon politika –
Shokut t’ tij do t’i bie pika !

Hidromorava

Kur dikush boton ndo ‘i vepër –
Shoku i tij do t’ sëmuret tepër !
Kur dikujt i shkon poezia –
Shoku i sëmuret nga xhelozia !
Kur dikujt i shkon mirë kënga –
Shoku i tij pëson sëmundje t’ rënda !

Kur dikush mbërrin ndo ‘i pozitë –
Shoku i tij do t’ mbetet shtritë !
Kur dikush përpara shkon –
Shoku i vet e përgojon !
Kjo mani , virus i zi –
E ka emrin Xhelozi !

Gjilan, më 18.06.2014. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.