Xhelili: Trajtim të barabartë dhe respekt nga shoqëria për personat me aftësi të kufizuara
Gjilan – Komuna e Gjilanit dhe organet kompetente duhet më shumë t`i dalin në ndihmë personave me aftësi të kufizuar, shurdhmemeceve, rasteve sociale etj. Kjo është një kategori e ndjeshme në jetë e shoqëri dhe ne si shoqëri bashkërisht duhet të kemi një trajtim më ndryshe ndaj tyre thotë Selver Xhelili.
Xhelili që është kryetar i Partisë Republikane në Gjilan thotë se ata duhet të jenë të barabartë në jetën shoqërore si në organizimet kulturore, rinore, sportive në aftësimin e tyre. “Duhet të kemi një respekt të veçantë të gjithë ndaj tyre, ku hasim në ta dhe duhet që çdo institucion të mendon për qasjen e tyre në objekte si për personat me aftësi të kufizuar të kenë qasje të lirshme në objekte shkollore, administrata, trotuare” etj.
Xhelili mendon se institucionet përkatëse në çdo projekt duhet të jetë një ndër pikat qasja e tyre në objekte, mandej subvencionimi i tyre nga institucionet përkatëse, por edhe bizneset dhe shoqëria në përgjithësi duhet t`i vlerësojmë lartë këtë kategori ata duhet të ndihen të barabartë me ne në gjitha sferat jetësore duke ju dhënë hapësirë në gjitha drejtimet që kanë interesim duhet të kenë përparësi dhe kjo kategori është për tu vlerësuar dhe besojmë se të gjithë, do jem pran tyre për të ndihmuar në aktivitetet e tyre në projektet e tyre./rajonipress/


