Xhelili: Teatri meriton një trajtim më ndryshe nga komuna
Gjilan – Teatri i qytetit meriton një trajtim më ndryshe sepse aktorët e Gjilanit janë aktorët që na bëjnë nder në çdo aktivitet teatral jo vetëm në Kosovë, por dhe më gjerë kurse gjendja e tyre me subvencione po e degradon jetën teatrale dhe degradimin e aktorëve tanë të cilët dhanë shumë për këtë teatër thotë Selver Xhelili.
Selver Xhelili kryetar i Republikanëve në Gjilan kërkon nga Komuna që të reflektojë karshi pozitës jo fort të mirë që ka teatri dhe aktorët. “Njihemi si vend që jemi dashamirës të teatrit dhe me një shikueshmëri ndër më të lartët nga gjithë komunat tjera, andaj duke mos harruar edhe përkushtimin e drejtorit për angazhimin e tij që ka bërë dhe që po e bënë mbasi e di dhe e njeh mirë atë fushë, në këtë sektor menaxhmenti e ka bërë dhe po e bënë maksimumin, por e kotë është mbasi që duhet njëherë e përgjithmonë t`i vihet pik kësaj gjendje të rëndë. Nuk duhet t`i lëmë aktorët të presin çdo fillim të muajit për t`i marrë pagat dhe në mëshirë të opozitës e pozitës të bëjnë presion për hakun që e meritojnë. Pse vallë këta nuk e meritojnë të jenë si gjithë tjerët të marrin pagat sikur shërbyesit tjerë pa mbetur në mëshirë të askujt për t`i ndihmuar në hakun që i takojnë” shprehet Xhelili.
Republikanët në Gjilan bëjnë thirrje që si pozitë e opozitë në këtë pik të jenë të bashkuar si kurrë më parë dhe këta aktor që sillen mbi 40 t`i bëhet zgjidhja përfundimtare dhe të jenë pjesë e listave të pagave dhe rritjen e pagës që t`i jepet haku si aktorë dhe të mos mbesin me subvencione në mëshirë të politikës, por t`i zgjidhet problemi sepse e meritojnë këtë thotë Xhelili.
Xhelili tha se aktorët duhet të jenë ata që t`i qojnë duart nga politika sepse po të donin deri tani puna e tyre ishte e kryer dhe harruar, por kjo po i konvenon partive politike që në kohë të fushatës të luajnë me ndjenjat e tyre për marrje votash dhe mandej injorimin e tyre mbas marrjes pushtetit. “Andaj Republikanët rekomandojnë pozitë e opozitë që në këtë pikë të jenë një dhe të rregullohet puna e pagave të aktorëve, futja në listë e tyre në koordinim me ministrin e Financave, kulturës besoj se do rregullohet ky problem shumë vjeçar. Të rregullohet statuti i tyre të rriten pagat dhe të jenë a partiak dhe t`i përkushtohen jetës teatrale e cila është për çdo lëvdatë sepse këta e meritojnë nga komuna të trajtohen ma ndryshe dhe është koha e fundit për reflektim të komunës karshi këtij sektori” tha Xhelili./rajonipress/


