Mobi Casa

Xhelili: Të ardhurit nga Kosova Lindore do të kenë tretman të barabartë institucional

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Xhelili kryetar i Lëvizjes Republikane thotë për rajonipress se po kujdeset maksimalisht që të ardhurit nga Kosova Lindore të ndihen të barabartë dhe të trajtohen me dinjitet nga institucionet komunale.

Selver Xhelili edhe pse i takon Lëvizjes Republikane është i vendosur që të ndihmojë dhe përkrah në të gjitha aspektet të zhvendosurit nga Kosova Lindore raporton rajonipress.

Mobi Casa

Xhelili tha se është i gatshëm për të ndihmuar në të gjitha proceset të zhvendosurit sepse ata meritojnë një tretman institucional më të kujdesshëm. “Banorët e rinj në Gjilan nga Kosova Lindore do të ndihen të barabartë në Komunën e Gjilanit. Lëvizja “Vatra” është përkujdesur për këtë pjesë të popullatës, por edhe unë nuk do të qëndrojë indiferent dhe do të loboj që ata të ndihen si në shtëpitë e tyre” tha Xhelili.

Xhelili tha se tashmë ka një numër të madh të zhvendosurish nga Lugina në Gjilan dhe realisht institucionet komunale e kanë obligim që të qëndrojnë pranë halleve të tyre.”Unë do të jem lobuesi i tyre sot dhe nesër dhe kurdoherë që e kërkon nevoja” tha Xhelili./rajonipress/