UBT

Xhelili: “Stop!” – diskriminimit nga niveli qendror i qeverisjes!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Rajoni i Anamoravës në përgjithësi dhe ai i Komunës së Gjilanit në veçanti, me dekada të tëra, është anashkaluar nga ana e Qeverisë së Kosovës, e cila, mjerisht, në mënyrë selektive, po i financon projektet e investimeve të mëdha kapitale thotë Selver Xhelili.

Xhelili mendon se Kryeqendra e Kosovës dhe disa qendra të tjera të ndara mbi baza rajonale, partiake, klanore, fisnore, po i vjelin donacionet vendore dhe ndërkombëtare, duke e lënë Anamoravën, visin nga më të pazhvilluarat në shkallë republike. “Kjo praktikë, si duket po na përsëritet nga e kaluara e hidhur e ish regjimit komunistë, kur në rajonet provinciale si: ish Kamenica, Dardana e sotshme, pastaj Gjilani, Vitia e Ferizaji, dalloheshin nga qendrat e tjera shqiptare, aty ku gjendej substanca e komunizmit dhe aleatëve të tij. Kjo praktikë e hidhur, fatkeqësisht, po na përsëritet edhe sot me një stil të ri pluralist. Por, me të gjitha variantet e mundshme, në kuadër të dispozitave që kam, do të bëjë të pamundurën të jem kryetar i Komunës së Gjilanit, për t’i thënë “Stop!”, diskriminimit nga niveli qendror i qeverisjes”, shprehet Selver Xhelili, kryetar i Degës së Republikanëve të Kosovës, për Gjilan.

FIDANISHTJA

Xhelili, thote se me angazhimin e tij, do ta ngrit imazhin e Komunës së Gjilanit, duke ia kthyer meritat dhe autoritetin, që kishte dikur si qytetet, ku lulëzonte biznesi, jehonte kultura dhe përparonte jeta sportive. “Me reformat e ardhshme të pushtetit në Gjilan, do të vije fundi qeverisjes korruptive, nepotiste, klanore e provinciale. Do t’i jepte një grusht i fortë bandave e haraçeve, nga qytete e vende të ndryshme dhe do të krijohet një klimë e shëndetshme për investime kapitale në Komunën e Gjilanit. Unë si kryetar i mundshëm i Komunës së Gjilanit, do ta kushtëzoj Qeverinë, për ato që japim në emër të taksave e tatimeve në lartësi prej 125 000000 euro, t’i kthehen Anamoravës për zhvillimin e saj ekonomik e infrastrukturor. Gjithashtu, do të krijohen lehtësira në veprimtaritë e bizneseve, do të rikthehen bizneset gjigante, që gëzonte dikur komuna jonë, si dhe do t’i vije fundi kurorëzimeve të shpifura dhe fantome: LDK-PDK, duke iu falënderuar republikanëve, një force të re politike, e cila po angazhohet për një Kosovë ndryshe, për një Gjilan me qeverisje të mirë, për të gjithë qytetarët e saj, të cilët duhet të jenë krenarë pse janë gjilanas”, thotë me bindje të thellë Selver Xhelili, kryetar i Degës së Republikanëve të Kosovës, për Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.