Xhelili: Republikanët do të kujdesen për infrastrukturën në qytet e fshatra
Gjilan – Me ardhjen e Republikanëve në pushtet në Komunën e Gjilanit do lehtësojmë jetën e banorëve në vendet rurale dhe në fshatra si në infrastrukturën rrugore, kanalizimet, ujësjellësin, fusha sportive për të rinj, infrastruktura në objektet shkollore, hapjen e bibliotekave etj thotë Selver Xhelili i Republikanëve.
Sipas Xhelilit në çdo vend ku do kenë në dispozicion nxënësit dhe dashamirësit e librit, do të ketë libra me trendë bashkëkohor për të lexuar, do të ketë një trajtim të veçantë edhe bartja e nxënëseve ku kane rrugë të largët për të ecur. “Do intervenojmë për bartjen e nxënësve me transport të veçantë për ketë kategori, bartja e nxënësve pa pagesë nga vendet rurale në shkollim të mesëm dhe universitar në qytet Gjilanit, do ju lehtësojmë jetën e tyre, do përkujdesemi për shëndetin e tyre ku do ketë në çdo fshat punkt shëndetësor për të asistuar në shërbim atyre” shtoj Xhelili.
Xhelili thotë se me ardhjen e Republikanëve në qeverisje prioritet do jetë një ndër pikat trajtimi më i mirë për vendet rurale për një jetë më të mirë për ta në të gjitha sferat që ndërlidhen tha Xhelili./rajonipress/


