UBT

Xhelili: Prioritet, ruajtja e shëndetit të qytetarëve

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Republikanët e Kosovës, me degë në Gjilan, kanë si prioritet të lartë ruajtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve, në këtë komunë dhe më gjerë në Anamoravë. Në kuadër të këtij subjekti të ri politik, janë duke u përgatitur politikat shëndetësore, për parandalimin e sëmundjeve përmes monitorimit, hulumtimit të gjendjes shëndetësore, shkaqeve për paraqitjen dhe përhapjen e sëmundjeve jo infektive dhe atyre infektive, që kanë një rëndësi sociale-mjekësore për mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit, vlerëson mes tjerash, kryetari i Degës së PR- për Gjilan, Selver Xhelili.

Ardhja në pushtet e republikanëve në Gjilan, do të bashkëpunojnë ngushtë me Qendrat rajonale për mbrojtje shëndetësore, Ministrinë e shëndetësisë, Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Ministrinë e punës dhe çështjeve sociale, Ministrinë e Brendshme, institutet dhe institucionet e tjera shëndetësore nga shëndetësia publike dhe private, vetëqeverisjen lokale, organizatat joqeveritare, biznesmenët, shoqatat tregtare dhe subjekte të tjerë, për një përkujdesje më profesionale dhe më të shëndetshme për një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë të qytetarëve të saj. “Për disa pushtete lokale në Kosovë, duke mos përjashtuar as Gjilani, më të rëndësishme janë interesat e tenderit dhe të biznesit se sa shëndeti i qytetarëve. Qytetarët, pacientët, mjekët, të gjithë duhet të kërkojnë përgjegjësinë ndaj atyre udhëheqësve politikë për kaosin e shkaktuar në shëndetësi. Nuk mund e as duhet të humbet besimi ndaj mjekëve gjilanas, për papërgjegjësitë dhe gabimet e 3-4 mjekëve, me gabimet e të cilëve humbi jetën një grua e pafajshme. Mjekët e Gjilanit janë shembull për komunat e tjera në sektorin e shëndetësisë dhe kanë treguar rezultate pozitive tek të sëmurët e kësaj komune. “Betimi i Hipokratit”, është mbi të gjitha, të cilin mjekët në Gjilan, po e përfillin me profesionalizëm, por problemi qëndron diku tjetër, që pacientët e personeli shëndetësor duhet ta kërkojnë”.

RCCOLA

“Spitali regjional, nuk menaxhohet nga Komuna Gjilanit, por nga niveli qendror dhe problemi duhet të kërkohet në qendër, sepse me aq furnizim qe ka spitali punon dhe del ndihmë qytetarëve, ata nuk munden që edhe rrogat e tyre t’i lënë për furnizim me barna dhe kushte elementare për intervenim për të sëmurët. Gjilani njihet nga ana profesionale në mjekësi, duke shfrytëzuar edhe komunat tjera më këto resorë për të mirën e mjekësisë kosovare”, thekson me bindje të thellë Selver Xhelili, kryetar i Degës së Republikanëve të Kosovës./rajonipress/