UBT

Xhelili: Ngritja e restorantit, një projekt madhor në përmbushjen e kërkesave të shërbyesve civilë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Republikanët e Kosovës, Dega në Gjilan, konsiderojnë se punëtorët e shërbimit civilë, në këtë komunë, nuk po trajtohen nga institucionet shtetërore me dinjitet.

“Nëse Republikanët vijnë në pushtet, shërbimi civil në Komunën e Gjilanit, do ta ngrit cilësinë e punës së tyre, sipas standardeve ndërkombëtare. Një nga këto standarde është edhe shujta e punëtorëve. Republikanët në këtë drejtim, në kuadër të qeverisjes lokale, kanë një projekt ideor ngritjen e një restoranti në pronën komunale. Në kuadër të këtij projekti do të punësohen 100 punëtorë, të cilët do të realizojnë një vepër madhore në përmbushjen e kërkesave të shërbyesve civilë”, shprehet Selver Xhelili, kryetar i Republikanëve të Kosovës, Dega në Gjilan.

Ngritja e një restoranti të hapur në kuadër të pronës së komunës, do të jetë në funksion të ushqimit pa pagesë të personelit komunal dhe përfaqësuesit e klubeve sportive, asambleve, artistëve e mysafirë të delegacioneve të ndryshme, që vijnë zyrtarisht në Komunën e Gjilanit. “Realizimi i këtij projekti, do të kursente shpenzimet komunale për dreka e darka zyrtare, qoftë të administratës komunale, qoftë të klubeve sportive e ansambleve zyrtare lokale. Republikanët për realizimin e këtij projekti, kanë siguruar donacionin, falë ndihmës të shtetit turk” shprehet Xhelili.

ARKATANA

“Gjatë takimit me zyrtarë turq në Stamboll, e kemi begenisur përvojën e tyre në këtë drejtim. Ky projekt lëre që do të punësojë 100 punëtorë, por edhe do të zvogëlohen shpenzimet për darka dhe dreka të zyrtarëve dhe të qytetarëve, të cilët mund të ushqehen sipas çmimit të tregut, duke kursyer buxhetin e komunës për nevoja të tjera qytetarie”, thotë Xhelili.

Ardhja e republikanëve në pushtet, në Gjilan, do të mundësojë ndërtimin e një restoranti gjigant, në pronësi të komunës, një projekt i cili do të financohet nga donacionet turke. “Pas finalizimit të projektit do të hapen 100 vende pune hotelerie, do të realizohet shujta pa pagesë e shërbyesve civilë komunalë, klubet sportive dhe ansamblet komunale. Ky restorant, gjithashtu do të jetë në shërbim të pritjes së delegacioneve nga vendet e ndryshme, ku do ta kenë të siguruar ushqimin dhe fjetjen gratis. “Ky objekt hotelerik, do shfrytëzohet edhe nga qytetarët e komunës sonë me çmime normale, sepse ky objekt do jetë i pranueshëm për të pushuar dhe ato të hyra do të grumbullohen e të vihen në shërbim të mirëmbajtjes së restorantit dhe sigurimi i pagave të punëtorëve”, thekson Selver Xhelili, kryetar i Republikanëve të Kosovës, Dega në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.