Hidromorava

Xhelili: Ndërtuesit e egër do të ndëshkohen, do të vendosim rend e rregull

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Selver Xhelili i emëruar drejtor në inspeksionin komunal thotë për rajonipress se e ka analizuar gjendjen në këtë sektor dhe ka vërejtur se ka tejkalime të ndërtimeve sidomos në kohën e fushatës. Do të mundohemi që të vendosim rend e rregull dhe të gjithë ata që ndërtojnë jashtë planeve urbanistike do të ndëshkohen thotë ai.

Kur e emëroj Lutfi Haziri, Selver Xhelilin drejtor të Inspeksionit me profesion inxhinier i ndërtimtarisë, tha se kjo nuk është sfida e tij e parë. “Do ta ketë besimin tim në mënyrë që këtë sektor ta organizoj sipas ligjit” patë deklaruar Haziri, raporton rajonipress.

Selver Xhelili për rajonipress tha se gjendja nuk paraqitet e mirë në sektorin e ndërtimit pasiqë sipas tij koha e fushatës është keqpërdorur dhe shfrytëzuar nga ndërtuesit ilegal dhe të egër.

Xhelili thotë se nuk është kundër ndërtimeve, por çdo ndërtim duhet të bëhet sipas kritereve urbanistike dhe i pajisur me leje ndërtimore.”Ne do të koordinohemi edhe me urbanizmin dhe me inspektorët profesionist për ta goditur dhe stopuar ndërtimin e egër” tha Xhelili.

ARKATANA

Xhelili thotë se do t`i stopoj të gjitha dukuritë negative që mund të jenë të pranishme në sektorët e ndryshëm të inspeksionit, por sipas tij prioritet mbeten aksionet e shpejta që do të ndërmerren ndaj atyre që nuk e respektojnë ligjin kundër duhanit, pastaj bastoret e kazinotë derisa do thotë se do të kujdesen që zhurma e natës të eliminohet dhe qytetarët të ndihen rehat.

Xhelili thotë se asnjë tolerim nuk do të ndodhë ndaj askujt, në veçanti ndaj atyre që ndërtojnë pa kritere dhe pa pëlqime urbanistike.

Për ta rritur efikasitetin e punës brenda inspeksionit për të cilin thotë se ka njerëz profesionist, Xhelili tha se shumë shpejt do të bëjë një riorganizim të drejtorisë derisa të gjithë inspektorët, derisa do të jenë në detyrë do të kenë me vete edhe gjipiesin. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.