UBT

Xhelili: Ligji anti duhan po zbatohet edhe nga qendrat tregtare

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Xhelili tha se të enjten vonë natën kanë ndërmarrë një aksion në tërë Gjilanin për të parë se si dhe sa po respektohet ligji anti duhan. Xhelili thotë se është një lajm i mirë se ky ligj po zbatohet dhe nga qendrat e mëdha tregtare.

Inspeksioni komunal ka ndërmarrë një aksion në shkallë të gjerë në tërë qytetin dhe bizneset e Gjilanit, për të parë se si po respektohet ligji anti duhan. “Gjendja në qendrat tregtare është e pranueshme dhe gjatë kontrollimeve ne edhe kemi lëshuar dënime e gjoba dhe jemi të vendosur që të ecim tutje duke ndërmarrë aksione të njëpasnjëshme” tha Xhelili.

Uji Dea

Xhelili tha se ky aksion është ndërmarrë pasiqë tani temperaturat janë të ulëta dhe realisht ka mundësi edhe të shkelet ligji anti duhan. “Ne jemi të përgatitur për kontrolla edhe më të rrepta sepse ligji është i njëjtë për të gjithë, duke përfshirë këtu edhe bizneset dhe qendrat tregtare” tha Xhelili./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.