United Hospital

Xhelili: Larja e borxheve, pretekst për t’i mbuluar dobësitë e pushtetit në Gjilan

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qeverisja komunale e Gjilanit, në krye me LDK-në, po mundohet t’i mbuloj humbjet dhe paaftësitë menaxhuese, duke u thirrur në borxhet e trashëguara nga mandati i kaluar, të udhëhequr prej PDK-së. Këto ankimime të pushtetit aktual në Gjilan, janë bërë refren i tepruar dhe kalojnë çdo kufij të durimit qytetar shprehet Selver Xhelili.

Xhelili thotë se është e pamundur të lexosh a dëgjosh ndonjë prononcim të zyrtarit gjilanas, e mos të hasësh ndonjë kritikë ndaj ish pushtetit, duke e akuzuar për keqmenaxhim, nepotizëm dhe korrupsion. “Po mbushen tre vjet nga ish qeverisja e mëhershme e vazhdimisht flitet nga pushtetarët për mos rezultate të komunës, me arsyetimin se PDK, la pas vete borxhe pa mbulesë. Këto ankesa pa fund të pushtetit, nuk janë të pranueshme për qytetarët e kësaj komune, e sidomos të atyre që votuan LDK-në. Ata, thjesht, duke votuar LDK-në, kërkuan ndryshime, për një imazh tjetër të Gjilanit, për një jetë më të mirë të qytetarëve. Por, mjerisht, ata fituan vetëm refrenin e përsëritur: “borxhe-borxhe”, thekson Selver Xhelili, kryetar i Degës së Republikanëve të Kosovës, për Gjilan.

FIDANISHTJA

Xhelili, nuk lë pa përmendur edhe pyetjen e arsyeshme, e cila shpesh lind edhe nga qytetarët:”Pse, pra LDK, hyri në garë për të marrë postin e udhëheqjes së Komunës së Gjilanit, kur kishte pasqyrat financiare të borxheve të PDK-së. A nuk u menduan për këto probleme, që do t’i bartnin mbi supet e veta, por tani edhe pas 3 vjet qeverisje, në çdo seancë flitet për borxhe e vetëm për borxhe”. Thënë shkurt e shqip, qytetarëve, apo më mirë me thënë votuesve, nuk u intereson puna e borxheve, ata kërkojnë punë dhe rezultate, në favor të një jetë më të mirë. Ndryshimet, ata, nuk janë duke i parë qe tre vjet të qeverisjes së LDK-së. Kjo është arsyeja e njerëzve, që frikësohen të sfidohen me problemin e qeverisjes, duke mos e prishur rahatinë e rrethit të tij” mendon Xhelili.

“Është, krejtësisht sipas ligjit mbi qeverisjen lokale, që pasardhësi duhet t’i kryej obligimet e faturave të rregullta të komunës për mandatin e kaluar, kjo është dashur të bëhet dhe të mos bie në një gjendje qesharake të përsëritet çdo ditë puna e borxheve. Fundi – fundit qytetarit nuk i interesojnë borxhet, ai, ka votuar për ndryshim sipas projektit Tuaj. Ju ka besuar, andaj është koha e fundit, viti i fundit për reflektim të qeverisjes që t’i lënë ato borxhe, po të sfidohen se qeverisja është për tu sfiduar, se po të mos kishte sfida, nuk ka arsye të jenë ata aty, apo të mbahen zgjedhjet”, thuhet ne deklaratën e Selver Xhelilit, kryetar i Degës së Republikanëve të Kosovës, për Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.