Xhelili kthehet në punë, thotë se nuk do të lejojë krimin në Gjilan

Gjilan – Selver Xhelili që nga e enjta është kthyer në detyrë dhe ka paralajmëruar se do të jetë edhe më i fortë në luftën e tij kundër krimit, korrupsionit, falsifikatorëve dhe të gjithë atyre që tentuan që metoda të ulëta ta godasin prapa shpinës.
Pasi ka kaluar të gjitha fazat gjyqësore dhe pasi ka paguar një gjobë Selver Xhelili është kthyer në vendin e tij të punës si drejtor i inspeksionit komunal. Për rajonipress Xhelili thotë se qëndrimi në burg e ka bërë edhe më të fort në luftën kundër krimit në Gjilan, raporton rajonipress.
“Do të jem drejtor i inspeksionit deri në një vendim të kryetarit Haziri dhe do e respektojë miratimin e Kuvendit për ndryshimin e statutit të komunës. Tani që i kam kryer të gjitha procedurat gjyqësore i paralajmëroj të gjithë ata që tentuan të më fusin në lojëra të ndyra se ata janë persona të fëlliqur dhe spiuna të Serbisë. Gjithashtu disa persona që kanë dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe deklarim të rrejshëm nuk do të mbrohen, por do të suspendohen”.
Xhelili thotë se këta zyrtar janë të korruptuar dhe kanë punuar e punojnë për interesa personale duke u korruptuar e shantazhuar biznese. “Unë këtë punë do ta qojë deri në fund dhe nuk ka njeri që më ndal nga lufta ime kundër krimit, mafias, e korrupsionit”.
Xhelili ndërkaq thotë se nuk ka asnjë dilemë se rasti i tij lidhet me “ndëskamcat” nga partneri i koalicionit LDK-ja . “Unë kam besim të madh tek Lutfi Haziri dhe shpresoj e besoj se ai do të vlerësoj punën time dhe do ta kuptojë se unë e kam mbrojtur komunën nga korrupsioni dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.
Xhelili ndërkaq në tërë këtë katrahurë që u zhvillua ndaj tij e ka lavdëruar Arbër Ismailin për të cilin thotë se e ka përkrahur vazhdimisht inspeksionin komunal./rajonipress/