Mobi Casa

Xhelili: Korrupsioni, kanceri i shoqërisë gjilanase

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Pushteti komunal i Gjilanit, gjithnjë, po dëshmohet për rrugën e keqe të qeverisjes lokale dhe keqmenaxhimit me paratë publike thotë Selver Xhelili i Republikanëve.

Xhelili thotë se për shkak defekteve në qeverisje, mos transparencës, nepotizmit, abuzimit me pronën shoqërore dhe anomali te tjera rreth projekteve dhe tenderimeve, shumë zyrtarë të kësaj komune, së shpejti, do të dalin para drejtësisë, për të dhënë llogari për keqpërdorim të pozitës zyrtare, raporton rajonipress.

Sipas Xhelilit përballja para drejtësi, do të nxjerr në shesh shumë individë dhe grupe të caktuar, të cilat, lëre që kanë keqpërdorur pozitën udhëheqëse, por kanë keqpërdoruar edhe votën e qytetarëve, të cilët ua kanë dhënë besimin për t’i përfaqësuar ta denjësisht në institucionet komunale,e jo në emër të këtyre privilegjeve t’u sjellin vetes favorite dhe përfitime personale.Shumë prej këtyre zyrtarëve institucionalë, shkelën pozitat e fituara me votën e elektoratit qytetarë, keqpërdorën paranë publike, duke u sjell si në “bahçe të babës”.

Hidromorava

“Këta pseudointelektualë dhe pseudopatriotë, vazhdojnë edhe sot të zhvatin buxhetin e komunës për qëllime personale, a në anën tjetër derdhin lot krokodili, kinse i zë meraku për problemet e qytetarëve, të cilët përditë përballen me varfërinë ekstreme, rritjen e papunësisë, eksodin e fenomene shumë të rënda për shoqërinë gjilanase” shprehet Xhelili.

Mirëpo, gjilanasve, nuk u kanë humbur shpresat se do të bëhet mirë. Në skenën politike po vijnë njerëz të rinj, të guximshëm, profesionistë, të cilët, do të kenë zero tolerancë ndaj dukurive negative korrupsionit dhe ryshfetit mendon Xhelili.

”Dalja në skenë e Republikanëve të Kosovës, koha e maskarenjve, do të përfundoj e bashkë me ta, do të flaken dukuritë e këqija të keqmenaxhimit, korrupsionit, ngase askush nuk mbi ligjin. Kjo frymë e re e republikanizmit progresiv, do ta ndryshoj rrënjësisht qeverisjen komunale gjilanase, e ajo kohë do vij shpejt, drejt dhe mirë”, thekson, me bindje të thellë, Selver Xhelili, kryetar i Degës së Republikanëve të Kosovës, për Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.