GRANDEMALL

Xhelili: Kandidohem për deputet vetëm nën ombrellën e LDK-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Selver Xhelili nga Lëvizja Republikane tha për rajonipress se brenda 48 orëve pritet të dihet nëse ai do të jetë kandidat për deputet. Xhelili thotë se edhe nëse do të kandidohej atëherë këtë do ta bënte vetëm nën ombrellën e LDK-së.

Selver Xhelili kryetar i Lëvizjes Republikane thotë për rajonipress se ditëve të fundit ka pasur oferta të shumta nga subjektet politike që të jetë pjesë e listës për deputet, por thotë se ka refuzuar dhe pret që brenda 48 orëve të vendos se cili do të jetë pozicioni i tij, raporton rajonipress.

Megjithatë Xhelili as nuk e ka pohuar e as mohuar se mund të jetë pjesë e listës për deputet. “Gjithçka do të dihet brenda 48 orëve, por edhe nëse vendosi që të hyjë në garë për deputet atëherë kjo do të ndodhë nën ombrellën e LDK-së, meqë jemi në koalicion. I mbetet Lutfi Hazirit që për mua është një Morinjo që di të bëjë formacionin e duhur për Gjilanin, që të vendos për rolin tim”.

Eco Higjiena

Xhelili thotë se edhe nëse nuk do të jetë pjesë e listës për deputet nga ana e Hazirit atëherë ai do të ketë shtabin e Republikanëve në nivel vendi dhe është i bindur se në të gjitha komunat e Kosovës republikanët do të kalojnë 10 mijë votëshin që do i jepen ekipit të udhëhequr nga Lutfi Haziri.

Ndryshe Xhelili ka vetëm 28 vite dhe ka arritur të ketë një begraund në fushën politike duke qenë edhe kryetar i studentëve në nivel vendi dhe senator për shumë kohë.

Xhelili thotë se ka mbështetje dhe përkrahje nga shumë intelektual, OJQ, student dhe tek ata shihet se një lider dhe kandidat serioz. Këtë fakt ai e ilustron me zgjedhjet e vitit 2010 ku në zgjedhjet qendrore ishte ndër më të mirët me vota, duke u renditur në vendin e dytë, pas Agim Çekut./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.