RCCOLA

Xhelili jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në PSD

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Selver Xhelili thotë për rajonipress se ka dhënë dorëheqje nga PSD si nga niveli lokal ashtu edhe nga niveli qendror si kryetar i rinisë dhe si anëtar i kryesisë në nivel qendror, edhe pse thotë se ishte njeriu i dytë më i votuari në PSD, pas Agim Çekut.

Selver Xhelili është revoltuar tej mase dhe ka vendosur të “divorcohet” nga të gjitha pozitat që ka mbajtur në PSD e Agim Çekut. Selver Xhelili thotë për rajonipress se ka dhënë dorëheqje nga PSD si nga niveli lokal ashtu edhe nga niveli qendror si kryetar i rinisë dhe si anëtar i kryesisë në nivel qendror, edhe pse thotë se ishte njeriu i dytë më i votuari në PSD, pas Agim Çekut.

Ai një pjesë të fajit ia hedhë Kaqusha Jasharit e cila sipas tij ka instaluar vlera të komunizmit duke mos respektuar vlerat demokratike dhe kuadrot e reja. Xhelili thotë se Kaqusha Jashari i ka ngulfatur vlerat demokratike të kuadrove të reja.

Fundamenti

Xhelili thotë se largimi i tij ishte i arsyeshëm duke e parë edhe gjendjen e degës së PSD-së në Gjilan. “Nuk jam larguar nga pozita e drejtorit, unë si drejtor, por ishte një makinacion politikë që ju dhurua posti dikujt tjetër. Drejtoria që udhëhoqa unë i ka fituar votat vetë kampi im dhe askush tjetër. Unë nuk kam qenë drejtor i 60 votave sepse isha i zgjedhur me votat e popullit të cilët ma dhanë besimin”.

Xhelili tha se janë disa persona në politikë që janë munduar ta gjunjëzojnë atë, por këta njerëz janë pa moral në politikë dhe njerëz pa dije dhe analfabet e me poste të dyfishta.”Këta njerëz shumë shpejt do të shkojnë në ara e livadhe sepse tjetër punë nuk dinë ata. Shumë shpejt do të ketë trende dhe ndryshime pozitive në skenën politike në Gjilan dhe vetvetiu do të eliminohen këta njerëz dhe në vend të tyre do të inkuadrohen njerëz të shkolluar e të edukuar” mendon Xhelili.

Sipas Xhelilit do të ketë lëvizje për një hap që do të jetë i pranueshëm nga qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë dhe ajo është duke u kërkuar dhe do të ndodhë një ditë të afërt .” Nuk ndihem keq për tërë atë që e kam bërë sepse jam i gatshëm ta mbrojë të drejtën time. Ishte një montim klasik i njerëzve të caktuar që s`kanë vlera patriotike, por kanë gënjeshtra dhe jetojnë prej tyre. Këta njerëz janë të pavyeshëm për një shoqëri demokratike “tha Xhelili./rajonipress/