GRANDEMALL

Xhelili: Inspeksioni komunal në gjendje gatishmërie 24 orë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Selver Xhelili drejtor i inspeksionit komunal tha për rajonipress se inspeksioni komunal së bashku me të gjithë resorët e tij është në dispozicion të qytetarëve 24 orë për të krijuar rend e qetësi për qytetarët e Gjilanit. Ne jemi të kënaqur me gjendjen në teren sepse kafiterit po e respektojnë ligjin derisa qytetarët po bashkëpunojnë ngushte me ne tha Xhelili.

Inspeksioni Komunal për të krijuar qetësi, rend e rregull çdo ditë pune është në teren 24 orë dhe po përcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet që lidhen me respektimin e orarit nga ana e kafiterive, por edhe gjendjen sanitare nëpër minimarkete e shitore, tani kur ka nisur vlugu i mërgimtarëve.

Uji Dea

Xhelili tha për rajonipress se inspeksioni komunal është në vlugun më të madh të punëve dhe së bashku me të gjithë sektorët puna në teren po rrjedh sipas dinamikë së paraparë.”Tani inspektorati është 24 orë në dispozicion dhe të gjithë inspektorët së bashku edhe me sektorët e tjerë po bëjnë të pamundurën që gjendja të jetë nën kontrollë. Jam i sigurt se puna e inspektorëve është në përgjegjësinë më të lartë vetëm e vetëm që qytetarët e Gjilanit të kenë një jetë më të qetë”.

Xhelili tha se në vitin 2013 inspeksioni ka pasur 8 inspektor më shumë kurse tani ka 8 më pak, por kjo nuk ka qenë pengesë që puna në teren të mos kryhet, përkundrazi puna është kryer në mënyrën më të mirë të mundshme.”Dëshira dhe vullneti i inspektorëve e ka ngritur edhe performancën e sektorëve. Jo rastësisht ne së bashku me inspektorët dalim në teren dhe vizitojmë kafiteritë. Kemi kontrolluar lokalet e natës dhe kemi parë se ato respektojnë orarin sa i përket zhurmës. Po eliminojmë dukuritë negative kurse qytetarët po bashkëpunojnë ngushtë me ne” tha Xhelili./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.