Mobi Casa

Xhelili i Republikanëve mbron Lutfi Hazirin, i quan gjeste të ulëta dhe jo etike publikimet

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Selver Xhelili kryetar i Republikanëve në Gjilan ka reaguar me rastin e botimeve të fotove të Lutfi Hazirit në institucionin fetar. Xhelili thotë se ky gjest ishte jo etik dhe jo moral edhe nga ana e tyre që e kanë fotografuar, por edhe nga ana e tyre që janë marrë me këto publikime. Unë kam shumë kundërshtime e mospajtime me Lutfi Hazirin, por në këto momente jam në mbrojtje të tij dhe të institucionit që e përfaqëson. Mjerë ata që synojnë pushtetin e godasin ulët me këso gjëra jo etike e jo morale. Në këtë rast unë jam në mbrojtje të institucionit të kryetarit të komunës sepse është organi më i lartë tha Xhelili.

Xhelili thotë se gjesti ndaj kryetarit Haziri me publikimin e kësaj fotoje në xhami është një goditje e ulët politike sepse ajo që ndodhi për Republikanët është e papranueshme pa marr parasysh që ne si në pozitë dhe opozitë nuk pajtohemi me ndonjë veprim të kryetarit ajo është politike dhe në çdo vend ku ka demokraci ka kundërshtime politike në të mirë të komunës, por ajo që kanë bërë njerëzit e lig është e papranueshme për Republikanët, raporton rajonipress.

Uji Dea

“Ky sulm ndaj kryetarit të komunës është goditje e ulët dhe e papranueshme. Edhe politika ka moral dhe duhet të sillemi me etikën politike andaj edhe pse ne jemi me disa qëndrime të kundërta politike në komunë, në këtë pikë Republikanët në Gjilan shprehin keqardhje për këtë sepse pa marr parasysh nga cili subjekt politik vije kryetari ai është kryetar komune dhe kjo që e kanë bërë njerëzit e lig të pa kulturë e kanë dëmtuar imazhin e komunës karshi komunave tjera. Ky gjest duhet të dënohet rend nga gjithë ata që kanë etikë në politikë tha Xhelili.

Xhelili thotë se ka kundërshtime të mëdha me Lutfi Hazirin, por mendon se posti i të parit të komunës është i shenjtë sepse ai përfaqëson të gjithë qytetarët me apo pa dashjen e dikujt.”Mjerë ata që synojnë pushtetin e godasin ulët me këso gjëra jo etike e jo morale. Në këtë rast unë jam në mbrojtje të institucionit të kryetarit të komunës sepse është organi më i lartë” tha Xhelili./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.