Xhelili i quan procese të montuara akuzat e shtetit maqedonas

Gjilan – Shteti i Maqedonisë konkretisht prokuroria e këtij shteti ka ngritur aktakuzë kundër Selver Xhelilit aktualisht drejtor i inspeksionit në Gjilan dhe ka lëshuar një fletë arrest në pikat kufitare. Xhelili akuzohet se ka gjatë viteve 2009-2012 ka financuar gjoja grupet e UÇK-së për të destabilizuar Maqedoninë. Por Selver Xhelili për rajonipress tha se këto akuza janë shpifje dhe trillime të policisë maqedonase.
Selver Xhelili kryetar i Lëvizjes Republikane dhe partner në qeverisjen e Gjilanit me LDK po ndiqet përmes fletë arrestit nga policia maqedonase me arsyetimin se ai ka marrë pjesë në veprimtari të rrezikshme kundër shtetit maqedonas raporton rajonipress.
Mediet maqedonase kanë shkruar se Selver Xhelili po kërkohet nga policia dhe ka fletë arrest të ngritur me arsyetimin se ai gjatë viteve 2009 – 2012 së bashku me disa komandant të UÇK-së nga Maqedonia ka marrë pjesë në trazirat e organizuara kundër shtetit maqedonas.
Sipas asaj që kanë transmetuar mediet maqedone, Selver Xhelili i cili po kërkohet nga shteti maqedon ka trajnuar në hotelet e Shqipërisë grupe të ndryshme të cilat i ka sponsorizuar me mjete financiare duke e cilësuar atë si person të rrezikshëm dhe që ka punuar kundër interesave shtetërore të Maqedonisë.
Por Selver Xhelili i befasuar nga këto akuza dhe lajme që ka marr nga Maqedonia tha për rajonipress se ai asnjëherë nuk është marr me veprimtari të tilla që dëmtojnë interesat e dikujt. “Unë asnjëherë nuk kam financuar asnjë grup apo individ. Në Hotelet e menaxhuara nga unë në Shqipëri kanë pushuar veteranët e Maqedonisë e të Kosovës të cilët shpenzime janë të paguara dhe janë projekt nga Qeveria e Kosovës. Unë kam shok e komandant të luftës në Maqedoni, por asnjëherë as unë e as ata nuk kanë bërë ndonjë veprimtari ilegale apo të rrezikshme siç po trumbeton Maqedonia” thotë Xhelili.
Xhelili tha se ndihet komod karshi këtyre akuzave të fabrikuara në kuzhinat serbo maqedonase dhe kjo sipas tij i shkon për shtati vetëm aparatit shtetëror maqedonas. “Unë do i ndjek të gjitha rrugët ligjore dhe do të kërkojë që ai fletë arrest të hiqet dhe të mos komprometohet emri im nga policia e Maqedonisë” tha Xhelili./rajonipress/