Xhelili: Gjilani e ka provuar pushtetin e PDK e LDK, tani është koha për ndryshime

Gjilan – Selver Xhelili nënkryetar i Partisë Republikane dhe kryetar i degës së Republikanëve në Gjilan thotë se gjilanasit e kanë provuar pushtetin e PDK-së dhe LDK-së, dhe tani është koha për ndryshime. Republikanët janë arsyeja e madhe që ata duhet ta përqafojnë programin tonë shprehet Xhelili.
Dega e Republikanëve në Gjilan ka filluar freskimin e degës së saj në Gjilan me arsyen se do jetë një degë e konsoliduar e fuqishme dhe me një ekip të mirë në zgjedhjet e 2017, raporton rajonipress.
Kryetari i degës së republikanëve në Gjilan dhe nënkryetar i Republikanëve të qendrës Selver Xhelili paralajmëron një ofensivë të fuqishme në Gjilan. Ai ka një arsye të madhe për këtë.”Gjilani i ka provuar dy partitë e mëdha PDK e LDK dhe i ka parë marifetet e tyre. Tani koha është për ndryshime dhe ne jemi gati të nisim këtë ndryshim me ndihmën e qytetarëve” shprehet Xhelili.
Xhelili thotë se ka një forcë të mirë për të sulmuar në pika ku kërkohet. “Unë e di mirë këtë problem duke u bazuar në 5 vitet që isha drejtor në komunë, me një përvojë të mirë të të dhënave dhe besoj shumë edhe në suksesin e madh të Republikanëve në ketë komunë. Kam biseduar me një ekip të mirë për veprim në këtë rrugë dhe jam i bindur në suksesin më të madh sepse kemi projektin në dispozicion dhe ka mbështetjen edhe të qytetarëve” shprehet Xhelili.
Xhelili thotë se projektet e mëdha aktualisht pritet të merren nga niveli nacional për shkak të forcimit të partisë. “Partia Republikane është e duhura për ndryshim e ajo do ndodh me Gjilanin. Republikanët do dalin me projekte konkrete për ndryshim në vitin 2016-2017 sepse do jetë vit i mbar i sukseseve të Republikanëve” shprehet ai. /rajonipress/