UBT

Xhelili: Do të fitojmë pa balotazh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Xhelili nga Lëvizja Republikane është i bindur se së bashku me LDK do të fitojnë pa balotazh. Pos kryetarit të Komunës ky koalicion do të fitojë edhe shumicën e ulëseve në Kuvend mendon Xhelili.

Selver Xhelili kryetar i Lëvizjes Republikane thotë për rajonipress se i kanë bërë një analizë fushatës tre javore shtabi i tij dhe ai i LDK-së dhe nga të dhënat e terrenit shihet qartë se fitorja e LDK-së e ndihmuar nga Republikanët do të jetë e lehtë.

“Ne do të fitojmë lehtë dhe pa balotazh. Kjo fitore do të ndodhë madje qysh në raundin e parë dhe me një epërsi të madhe të Lutfi Hazirit ndaj rivalëve tjerë. Koha e ndryshimit të qeverisjes po vije dhe ne po bëhemi gati që të festojmë më 4 nëntor” tha Xhelili.

Hidromorava

Xhelili tha se kanë informacione shumë optimiste nga tereni ku shihet qartë se kemi mbështetje nga të gjitha kategoritë dhe shtresat e shoqërisë. “Koalicioni LDK – LR është koalicion që i duhet Gjilanit dhe qytetarëve të saj. Lutfi Haziri do të dijë më mirë se çdo kandidat tjetër ta ndryshojë dhe stabilizojë Gjilanin në sferën ekonomike dhe politike” shton Xhelili.

Xhelili tha se Lëvizja Republikane ka bërë një fushatë dinjitoze dhe ka gjetur mbështetje në çdo lagje e pjesë të qytetit.”Jemi të pranishëm kudo edhe në fshatra, tek të rinjtë dhe tek stafi akademik universitar. Po rritemi çdo ditë dhe ky është një lajm i mirë për aktivistët dhe anëtarët e devotshëm të Lëvizjes Republikane dhe në veçanti lajm shumë inkurajues edhe për mbështetësin tonë Lutfi Hazirin” tha Xhelili./rajonipress/