Hidromorava

Xhelili: Do ta fitojmë Gjilanin bashkë me Lutfi Hazirin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Selver Xhelili kryetar i Lëvizjes Republikane gjatë prezantimit të 38 kandidatëve për këshilltar komunal dhe prezantimit të programit të saj tha se Gjilani pas 3 nëntorit do të ketë një formulë krejt tjetër qeverisëse. Republikanët kërkojnë votën e tyre për këshilltar komunal kurse Lutfi Hazirin do ta votojmë masovikisht ka thënë Xhelili.

Lëvizja Republikane para një numri të madh pjesëmarrësish sonte ka bërë prezantimin e 38 kandidatëve për këshilltar komunal si dhe kanë shpalosur Konventën programore , ku ky subjekt politikë synon një Gjilan ndryshe, me një rini të shëndoshë, atraktive, me numër të madh të të punësuarve si dhe me angazhimin e ekspertëve në fusha të caktuara shoqërore dhe qeverisëse, raporton rajonipress.

Selver Xhelili kryetar i këtij subjekti politik tha se janë të gatshëm që të hynë në garën një mujore për të arritur rezultatin pozitiv me listën e tyre e cila ka njerëz të dëshmuar, të aftë e të përkushtuar në ndërtimin e jetës institucionale.”Ne synojmë një Gjilan pa probleme, një Gjilan evropian me kuadro të afta, me njerëz që me duar të pastra. Synojmë një Gjilan dhe një komunë që do të jetë model edhe për komunat tjera” ka shtuar Xhelili.

Xhelili tha se Republikanët do të lobojnë për kandidatët e tyre për këshilltarë komunal, kurse votat tona në mënyrë masovike do të shkojnë për kandidatin për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së zotin Lutfi Hazirin.

Uji Dea

“Së bashku me Lutfi Hazirin pas 4 tetorit Gjilani do të qeveriset ndryshe. Gjilani do të marrë frymë lirshëm dhe nuk do të jetë peng i familjarizimit dhe militantizmit partiak. Do të respektohet vlera e çdo të riu, e çdo profesori, studenti, mësuesi, pensionisti, luftëtari, veterani, të riu, ekonomisti, polici, gjykatësi e kategorive tjera të shoqërisë. Të gjitha këto kategori do të jenë në fokus të trajtimit të drejtë e të barabartë” tha Xhelili.

Në këtë konventë ka marr pjesë edhe Lutfi Haziri i cili së bashku me Lëvizjen Republikane kanë nënshkruar koalicion parazgjedhor.

Edhe Lutfi Haziri tha se Republikanët e Gjilanit janë një frymë e re politike në Gjilan dhe ata me të drejtë persin rezultatin pozitivë në këto zgjedhje.”Ne do të jemi bashkë në këtë garë dhe jam i sigurt se Gjilani pas 4 nëntorit do të jetë në duar të njerëzve që tërë jetën e kanë dashur qytetin dhe jetën institucionale në këtë komunë” ka thënë Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.