Xhelili: Dështimi i serishëm i seancës do të thotë dështim i dëgjimit të kërkesave të qytetarëve

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit nuk zhvilloi as dje seancën. Pushteti komunal nga Alban Hyseni, ndonëse doli të jetë komunë kampion për mungesë transparence, refuzon të jetë me transmetim medial ka shkruar Selver Xhelili.
Postimi i plotë:
Ka shumë punë të mbetura, shumë projekte në letër, e barrën e përgjegjësisë për dështim të seancës komunale, e bartin udhëheqësit komunalë.
Ndonëse një seancë në muaj, e të dështojë edhe kjo, do të thotë dështim i dëgjimit të kërkesave të qytetarëve.
Kryetari i Komunës duhet të veprojë e të jap përgjegjësi para anëtarëve të Kuvendit Komunal. Aty e dëgjon zërin e qytetarëve të Gjilanit.