Xhelili: Bastoret e kazinotë nuk do të lejohen afër shkollave

Gjilan – Selver Xhelili drejtor i inspeksionit komunal tha për rajonipress se shumë shpejt pritet të largohen të gjitha kazinot dhe bastoret që ndodhen afër kompleksit të shkollave fillore dhe të mesme në Gjilan. Jemi të vendosur dhe kjo do të ndodhë shpejt tha ai.
Inspeksioni komunal është i vendosur që të krijojë rend e rregull në kompleksin shkollave fillore dhe të mesme të Gjilanit, raporton rajonipress.
Selver Xhelili drejtor i inpeksionit tha për rajonipress se nuk do të lejohen të punojnë asnjë bastore apo kazino afër shkollave. “Ne jemi në koordinim me policin dhe po bëjmë çmos që të mbyllen të gjitha ato bastore apo kazino që paraqesin pengesë dhe gjenden afër shkollave”.
Xhelili tha se këto lojëra të fatit do të mbyllen sepse është në interes të shoqërisë dhe të fëmijëve tanë. “Aty ku frekuentojnë nxënësit dhe fëmijët tanë nuk do të lejohet asnjë bastore apo kazino. Jam i sigurt se shpejt do të ndërmarrim aksionin dhe ju sigurojë se më 1 tetor asnjë lojë e fatit nuk do të ekzistojë në Gjilan” tha Xhelili./rajonipress/