Fundamenti

Xhelili: Askush mbi ligjin, ata që neglizhojnë institucionet do të ndëshkohen

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Selver Xhelili drejtor i inspeksionit komunal tha për rajonipress se së bashku me inspektorët e ndërtimit janë në teren gjatë gjithë ditës së enjte dhe janë duke parë nëse ka ndonjë objekt që nuk i ka përmbushur kriteret e parapara ose ka neglizhuar me vendimet e institucioneve komunale. Inspeksioni ka rrënuar një objekt ndërtimit privat i cili është konstatuar se paraqet rrezikshmëri të lartë për qytetarët.

Inspeksioni Komunal së bashku me ekipin e saj edhe të inspektorëve të ndërtimit gjatë ditës së enjte ka dalur në teren për të parë nëse objektet e paralajmëruara i kanë respektuar kriteret e parapara të ndërtimit dhe është i vendosur që të ndëshkojë të gjithë ata ndërtues që nuk i kanë përfillur vërejtjet e dhëna nga inspektorët e ndërtimit tha Selver Xhelili, raporton rajonipress.

Xhelili tha për rajonipress se sipas statistikave në sektorin e ndërtimit krahasuar vitin 2014 me vitet 2013 e 2012 gjendja është përmirësuar dukshëm sepse kërkesat për tek drejtoria e urbanizmit për leje ndërtimore janë rritur, derisa edhe të hyrat janë rritur për çka edhe kemi rritje në sektorin e lejeve. Këto shifra tregojnë se gjendja në këtë sektor është stabile edhe pse kemi ende punë për të bërë, por vullneti nga ana e jonë nuk do të mungojë as ditëve në vijim” u shpreh Xhelili.

Uji Dea

Xhelili duke marra për bazë këta parametra tepër premtues ka paralajmëruar të gjithë ndërtuesit ilegal ose ata që nuk respektojnë kriteret urbanistike se askush nuk do të jetë mbi ligjin.”Ne jemi të vendosur që të kryejmë punën tonë dhe nuk do të ketë tolerime. Sot kemi rrënuar një objekt privat afër stacionit të autobusëve i cili është rrënuar për shkak se është konstatuar se ai objekt paraqet rrezikshmëri të lartë, meqë rrinë tërë kohën narkomanët”.

Xhelili tha se janë në teren për të kontrolluar edhe ato objekte të cilave më herët u janë dhënë vërejtjet e nuk i kanë përfillur kriteret tona.”Ato objekte që ende nuk kanë filluar të ndjekin procedurat ose që nuk kanë aplikuar akoma për leje do të ndërhyhet, por nëse ka objekte që kërkojnë ndihmën tonë ose kërkojnë pajisje për leje ne do t`i ndihmojmë”.

Xhelili tha se në aksionin e drejtorisë së inspeksionit që pritet të vazhdojë edhe ditëve në vijim janë paraparë të rrënohen edhe disa objekte me rrezikshmëri të lartë. “Unë si drejtor jam i kënaqur me bashkëpunimin e qytetarëve të cilët e kanë kuptuar rëndësinë e pajisjes me leje ndërtimore. Kjo tregon se ata kanë një kulturë të lartë qytetëruese dhe po tregojnë përgjegjësi ndaj institucioneve dhe janë të vendosur dhe të bindur se ligji është i barabartë për të gjithë. Gjithashtu inspektorët e ndërtimit sipas gjendjes në teren janë të kënaqur me procedurat që kanë ndjekur qytetarët për të pasur lejen ndërtimore për objektet përkatëse’ tha Xhelili./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.