Mobi Casa

Xhelilaj tregon për përvojën në filmin televiziv gjerman

/ 2 minuta lexim
HW

Nik Xhelilaj duket se po shkëlqen dhe suksesi është i dukshëm nga premiera në televizionin publik gjerman, në rolin e protagonistit “Winnetou”.

“Është vepër e marrë nga autori Karl May, e shkruar nga regjisori Philip Stulz. Mua mu besua roli i indianit të Amerikës, Winnetou. Është kënaqësi dhe privilegj për mua”, është shprehur Xhelilaj, citon Top Channel.

I bazuar në librin e Karl May, një shkrimtar ikonë në Gjermani, ai shpjegon se ky është një fakt më shumë që e bën atë të privilegjuar: “Ishte një ripërsëritje dhe bindem gjithmonë e më shumë se populli gjerman është shumë punëtor, më shumë seç duhet mbase”.

I vlerësuar më një kritikë mjaft pozitive, Niku duket se po troket në maja e po përjeton një nga periudhat më të suksesshme profesionalisht.

UBT

“Është projekt që ribëhet pas 50 vitesh dhe mbaj mend që një aktor i cili kishte marrë pjesë në projektin e vjetër më tha që unë isha Winnetou që prisnin”, ka thënë më tej aktori.

I njohur fillimisht nga filmi “Shqiptari”, duket se rrugët e famës për të janë hapur në Evropë. Niku e ka nisur eksperiencën duke interpretuar në gjuhë të huaj, por nuk e mohon edhe mundësinë e bashkëpunimit me ndonjë produksion shqiptar.

“U bë kaq vite që interpretoj në gjuhë tjetër dhe më merr malli, pasi njeriu ka nevojë të flasë gjuhën e vet”, ka deklaruar Xhelilaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.