RCCOLA

Xhelilaj në rolin kryesor në telenovelën turke

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Aktori shqiptar Nik Xhelilaj është do të luajë rolin kryesor në një telenovelë turke, ku tregohet një historia e dashurie mes një vajze të pasur dhe një djali të varfër.

Telenovela pritet të nisë së shpejti dhe titullohet “Jeta e të riut varfanjak” (Fakir Gencin Romani), ku në rolet kryesore do të jenë aktori shqiptar Nik Xhelilaj dhe aktorja e famshme turke, Fahriye Evcen.

Kjo telenovelë, e cila bazohet mbi një histori dashurie të një të riu të varfër me një vajzë të pasur, pritet të jetë një ndër më të suksesshmet e sezonit të ri.

Fundamenti

Nik Xhelilaj, lindur më 5 mars 1983, u bë i famshëm në Turqi me rolin e tij të Kadirit në telenovelën “Qyteti i Humbur”, transmetuar përgjatë vitit të kaluar në “Kanal D”.

Ndërsa Fahriye Evcen, është një aktore turko-gjermane e lindur më 4 qershor 1986, e mirënjohur në Turqi për disa role në telenovela dhe filma.