Uji Dea

Xhelal Sveçla për të shtënat në veri: U sulmua Policia e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot në mëngjes në veri të vendit ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës. Ai ka thënë se ky është sulmi i katërt në tri ditët e fundit, raporton Express.

Sipas Sveçlës, zyrtyarët policorë janë sulmuar derisa po shkonin për të realizuar ndërrimin.

Ai ka thënë se ata janë sulmuar me granatë dore dhe kallash.

UBT

“Në vëri rreth orës 7 e 20 ka ndodh një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të zyrtarëve policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Grupe të ndrysme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë. Sulmi parë ka ndodh, apo tentim sulmi duke vendos iriqa metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njëtë me sulmin e sotëm, që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës.

Sulmi i dytë ka ndodh me gurë. Sulmi i tretë ka ndodh mbramë, ku është gjuajtur me armë zjarri dhe sot siç thash edhe më herët drejtpërdrejt janë godit dy veturat që transportonin zyrtarët policorë”, ka deklaruar Sveçla./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.