Hidromorava

Xhelal Shabani nuk pajtohet me vlerësimet e Gerhard Dummer

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – I nderuar z. Dummer a e dini cili është statusi i juaj në këtë partneritet?
Gerhard Dumer në shkrimin e tij në portalin RajoniPress mundohet me çdo kusht të arsyetoj qëndrimin e tij dhe investimet të cilat nuk ekzistojnë dhe nuk kanë ndodhur kurrë, unë në cilësinë e zëvendës Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të kësaj kompanie do t`i përgjigjem një nga një në lidhje me investimet dhe partneritetin me qëllim pasqyrimit të drejtë, sepse atë që e ka thëne zoti Dummer nuk qëndron, sepse gjithçka nëse është bërë letrat – dokumentet ekzistojnë ka shkruar Xhelal Shabani zëvendës kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të “Eco – Higjiena” Sh.P.K – në Gjilan.

.

Reagimi i plotë

Po fillojmë nga benifitet që ka marrë nga KRM “Higjiena” Sh.a, kompania e përbashkët “Eco – Higjiena” Sh.P.K:
1. Klientela e gatshme dhe asnjë investim nuk është bërë në klientel, për pos komuna që ka dhuruar 2000 hedhurinar dhe atë në zonat “Dardani” dhe një pjesë e zonës “Dheu i Bardh”.
2. Mekanizmi, duke filluar nga kamionët, kontejnerët, pajisjet e ndryshme, ndërtesën e re e cila është ndërtuar për mesë grandave të qeverise, shfrytëzimi i objektit të vjetër, tani i riu me objekt përcjellës i cili është grand i MZHE në shumë prej 244.785 €
3. Ka pranuar resurset njerëzore dhe përvojën e tyre në qeverisjen koorporative;
Sa i përket kamionëve partneri Privat në këtë kompani ka sjellë një Kamion të tipit MAN para arritjes së marrëveshjes për testim të pilot projektit deri sa dy të tjerë të tipit MAN i ka sjellë në kundërshtim me marrëveshjen e PPP.

Shkalla e inkasimit prej 35% siç e ka deklaruar z. Dummer, nuk ka pas këtë shkallë asnjë herë sa ka ekzistuar kjo kompani. Por përqindja e inkasimit është sjellë prej 74% duke ju falënderuar kulturës së klientëve të komunës së Gjilan.

Por në vitin 2012 ka qenë i detyrueshëm pagesa me rastin e nxjerrjes së dokumenteve të ndryshme për shkak të kushtëzimit që është nxjerrë nga Kuvendi Komunal dhe përqindja e inkasimit ka qenë deri 85%. Prandaj kjo nuk mund të quhet arritje e suksesit për mes menaxhimit profesional, por duhet falënderuar të gjithë punëtorët e kësaj kompanie për angazhimin e tyre dhe respektimin për detyrimet nga ana e qytetarëve të Gjilanit.

Mobi Casa

Sa i përket kontributeve asnjëherë nuk është kontestuar nga partneri privat kontributi i partnerit publik i cili është 1,441,177.00 €, por një gjë e tillë ka filluar të kontestohet në vitin 2017, ku kërkohet nga partneri privat që partneri publik duhet të investoj Shumën e shënuar si më lart, kjo kërkesë e pa kuptimtë ka ardhë si rezultat që partneri publik gjithherë ka insistuar që partneri privat ta përmbush dinamikën e investimeve në vlerë prej 1,500,000.00 € të cilën gjë e ka shpjeguar edhe shumë çart Kryesuesi i Komisionit Komunal të Aksionarëve z. Xh. Jetishi.

Nuk është e vërtet se janë bojkotuar takimet e BD, por në raste, ka pas mundësi që të mos pajtohemi. Që të jem më konkret kemi pas raste kur nuk jemi pajtuar me pikat e rendit të ditës kur është bërë fjalë për Ligjin mbi faljen e borxheve, uljen e TVSH-së nga 16% në 8%, ku çmimi për shërbime nuk është ulë konform uljes së TVSH-së, e çmimi për shërbime duhet të jetë 4.65 € e jo siç është tani 5.00 €, largimi i punëtorëve nga puna, mos zbatimi i vendimeve të gjykatës të cilat vendime e kanë formën e prerë, edhe për kundër faktit ne si BD i pjesës publike nuk jemi pajtuar me këto pikatë renditë të ditë gjithë herë kemi qenë të mbi votuar e që ketë ja mundëson statuti i kësaj kompanie e që ne nuk kemi pas mundësi t`i ndryshojmë vendimet e tyre edhe pse kanë qenë kundërshtim me ligjet.

Sipas marrëveshjes në asnjë nenë as rresht të saj nuk është e cekur se Eco – Higjienës i takon tender i përhershëm për mirëmbajtjen e hapësirave publike e as tregu i gjelbër.
Prandaj partneri privat nuk ka nevojë të merret me punën e partnerit publik, por e rrugës kishte me qenë dhe më e mira që ajo t`i kryej detyrimet e veta, konsideroj se partneri publik gjithë here ka qen dhe ka tregu një kulturë të lart të gjuhës së komunikimit në mesë partnerëve që nuk dëgjoj se edhe kësaj radhe që nuk është e gatshme për bisedime në zgjidhjen e problemit të këtij partneriteti.

Prandaj nuk është as në frymën e partneritetit, që partneri privat të paragjykoj se zgjidhja e problemit, se përfaqësuesit “destruktiv” të zëvendësohen me ata konstruktiv, por më e mira do të ishte që partneri privat të ndryshoj mendësinë e tij ndaj partnerit publik përkatësisht ndaj qasjes së zgjidhje së këtij problemi nëse mund të quhet problem, konsideroj se ky deklarim në portal është sa për ta ç’vendos vëmendjen e publikut për dështimin e investimeve sipas marrëveshje së PPP ka shkruar pos tjerash zëvendës kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të “Eco – Higjiena” Sh.P.K – në Gjilan, Xhelal Shabani./rajonipress/