Fidanishtja

Xhelal Selimi: Më lënduan rëndë, por unë mbijetova sepse drejtësia ishte në anën time

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Xhelal Selimi e kujton me shumë nostalgji dhe trishtim datën 19 janar 2017, datë kjo kur ai u arrestua nën dyshimin se ka mashtruar me subvencione. Ishte një goditje e pamëshirshme, një goditje në biznes, në familje. Mbijetova dhe fitova sepse isha i drejtë derisa dështuan ata që synim kishin vetëm njollosjen e kompanisë sime dhe emrin tim që e kisha ndërtuar me shumë mund për këto vite.

Xhelal Selimi ka udhëhequr një kohë të gjatë kompaninë që merret me përpunimin e mishit. Ka udhëhequr një kompani me shumë cilësi e rezultate pozitive dhe ka mbajtur mbi 100 familje. Po kjo nuk ishte e mjaftueshme që ai të arrestohej një ditë janari 2017. Dhe ishte pikërisht data 19 janar 2017 kur ai u prangos nën dyshimin se gjoja kishte mashtruar me subvencione.

Hetimet, por edhe aktakuza e mëvonshme do të dëshmojnë se ai nuk ishte fajtori e as i akuzuari. Xhelal Selimi megjithatë e kalon këtë furtunë, por jo edhe pa pasoja psikologjike dhe terrorizuese për të dhe familjen e tij. “Vërtet edhe sot se kuptojë se si ndodhi e tërë kjo padrejtësi. Kisha ndihmuar e përkrahur për shumë vite të gjitha qeveritë e Kosovës në egzil, pastaj luftën e UÇK-së, kohën e okupimit. Por mbi të gjitha po mbaja mbi 130 familje në këtë kohë kur papunësia është e pranishme kudo në Kosovë” rrëfen Xhelali.

Xhelal Selimi thotë se ata që e kurdisën këtë rast dështuan sepse ishte e dështuar që nga fillimi.”Jam akuzuar për diçka që se kisha idenë e as mendjen se unë do e bëja një mashtrim të tillë. Nuk kisha asnjë arsyeja ta bëjë një veprim të tillë. Por ndodhi si ndodhi dhe u përgatitën të gjitha letrat që unë të prangosesha sepse ky ishte edhe qëllimi” sqaron Xhelal Selimi.

Megjithatë, Xhelal Selimi nuk është dorëzuar asnjëherë. “U lëndova dhe u dëmtova mjaft shumë, por reputacioni im për asnjë sekondë nuk u zbehë. Më njihnin të gjithë dhe e dinin karakterin tim prej biznesmeni që tërë kohën jam marrë me respektimin e ligjeve dhe të institucioneve”.

Tani kur i ka të gjitha vendimet në favorin e tij dhe kur definitivisht është shpallur i pafajshëm të vetmin ngushëllim Xhelal Selimi e ka mesazhin e tij që të ketë kujdes Policia dhe Prokuroria kur atakon njerëzit e pafajshëm.”Unë e di që tani është humbje kohe të merrem me faktet se kush ishte strumbullari i tërë kësaj meseleje, por e vërteta është se unë isha viktimë, unë isha personi që duhej të goditesha me çfarëdo çmimi” shprehet Selimi

RCCOLA

Xhelal Selimi është shpallur i pafajshëm me vendim të Gjykatës Themelore të Gjilanit më 28 tetor 2017. Kryetari i trupit gjykues në Gjilan, Naser Maliqi në aktgjykimin e tij lirues ka thënë se të pandehurit lirohen nga aktakuza sepse ajo (aktakuza) ka qenë në kundërshtim me vetveten.

Xhelal Selimi thotë se që nga fillimi është parë se ka pasur tendencë nga hetuesit dhe prokuroria që ai të njolloset. “Unë isha i pastër si loti sepse kam punuar me mund e djersë tash e 23 vite në produktet e mishit. Jam i befasuar dhe i zhgënjyer që hetuesit dhe prokurorët merren me thashetheme dhe deklarata të paverifikuara” shprehet Selimi për rajonipress.

Selimi tha se tërë kohën ka punuar me sinqeritet dhe angazhim familjar për ta bërë këtë pasuri që tani e posedon. “I kam afërsisht 70 punëtor që do të thotë se 70 familje krijojnë të ardhura mujore dhe të goditem në këtë mënyrë vetëm pse dikujt i bëhem pengesë në biznes apo në rivalitet, vërtetë është e dhimbshme” u shpreh Selimi.

Selimi thotë se i ka mbetur hatri andaj edhe është i zhgënjyer dhe i demotivuar, por asnjëherë i gjunjëzuar.”Unë kam punuar normalisht që nga dita kur jam arrestuar dhe do të punojë gjithmonë për të rritur edhe më shumë besueshmërinë tek konsumatori kosovar. Por edhe organet tona hetuese duhet të mendojnë gjatë kur të merren ose tentojnë të godasin bizneset e ndershme” u shpreh Selimi./rajonipress/