Xhelal Selimi jep dorëheqje nga KF Gjilani dhe ka një porosi
Gjilan – Pas ndodhive të fundit në mes tifozëve të Gjilanit “Skifterave” dhe kryesisë së tanishme të Gjilanit njëri ndër themeluesit e KF Gjilanit tani e 22 vite, Xhelal Selimi ka hapur rrugë për të mirën e ngjyrave “bardh e kuq” të Gjilanit duke dhënë dorëheqje.
Selimi i cili ka pasur një incident duke e lënduar rënd këmbën, në këto momente të vështira si për nga gjendja shëndetësore e tij njëashtu dhe rrethanave në taborin e KF Gjilanit ka deklaruar.
“Kjo çka po ndodhë në KF Gjilanin është tërësisht e papranueshme, këta njerëz nuk ja dojnë të mirën klubit, këta kanë qëllime të përfitimeve personale, klubi shumë shpejt ka për tu shkatërruar për këtë do të bindeni shumë shpejt me protesta dhe kërcënime nuk arrihet askund, kjo është një mjerim për KF Gjilanin të njollosen ngjyrat e klubit në këtë mënyrë, Gjilani nuk e meriton këtë pas shumë viteve që kishim bërë emër jo vetëm në futbollin e Kosovës, por edhe më gjerë”.
Selimi i cili tani e 22 vite ka kontribuar me mjete financiare për të mirën e klubit i zhgënjyer thekson.
“Kërkoj nga ata të cilët po protestojnë dhe po kërkojnë largimin tonë le t`i verifikojnë se sa të holla kemi dhënë për klubin dhe le t`i verifikojnë ata të cilët po dojnë me marrë klubin sa kanë dhënë dhe sa janë deklaruar se do të japin. Unë sipas marrëveshjes që kemi pasur kam dhënë 30.000 Euro, ndërsa verifikoni ata se sa kanë dhënë verifikoni brenda 22 viteve sa kam dhënë, kjo është paturpësi e madhe të njolloset kafshata jonë që kemi ndarë për të mirën e klubit dhe sot disa individë të pandërgjegjshëm kërkojnë largimin tonë, le ta dinë se ne jemi ata që e kemi mbajtur klubin gjallë dhe me mjetet tona financiare që kemi derdh për ngjyrat “kuq e bardhë” ata janë krenuar me KF Gjilanin”.
Xhelal Selimi i cili njihet si njëri ndër donatorët më të fuqishëm në KF Gjilan ka edhe një porosi.
“Unë për të mirën e klubit hapi rrugë dhe nuk do të jem pjesë e klubit pasi unë e dua me gjithë shpirt, unë nuk kam pretendime për përfitime materiale siç kanë disa persona që kanë qëllime të caktuara, për mua personalisht kush të do le të vijë në KF Gjilan, por e di se KF Gjilani po shkon drejt një humnere të thellë, por dikur do të jetë shumë vonë, le ta dinë të gjithë se Xhelal Selimi në mënyrë demokratike po hapi rrugë për të mirën e futbollit e jo për të mirën e disa njerëzve që nuk e duan klubin dhe ngjyrat “kuq e bardhë”./sylejman ismajli/rajonipress/


