ARKATANA

Xheladin Ibrahimi, mësuesi që e kaloi tërë jetën mes nxënësve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Mësuesi Xheladin Ibrahimi, ish-nxënësi i parë shqiptar nga fshatrat e zonës kufitare të Gjilanit, i cili përjetoi shumë sfida e pengesa në rrugën e shkollimit të tij, pas dyzet vitesh punë me nxënës dhe pas katër vitesh në pension, ka ndërruar jetë më 22 korrik, në moshën 69-vjeçare.

Ai e ka kaloi një jetë tërë mes nxënësve. Në tërë këtë rrugëtim arsimor, Xheladin Ibrahimi nga fshati Myçibabë, komuna e Gjilanit, disa vite punoi edhe si drejtor në shkollën “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë.

Ai është nxënësi i parë shqiptar nga fshatrat e kufirit, i cili pas kryerjes së katër vjeçares në vendlindje dhe pas një pauze prej tri vitesh, vendosi të vazhdojë rrugëtimin e dijes në Pasajn, ku asokohe ishte hapur klasa e pestë.

Nuk e kishte problem vetëm rrugën e gjatë që duhej të bënte i vetëm, por edhe gjuhën në të cilën zhvillohej mësimi, sepse Pasjani është fshat i banuar me serbë. Pasi kreu me sukses shkollën tetë vjeçare, u regjistrua në shkollën normale në Gjilan, në vitin 1965.

Pas mbarimit të shkollimit, prej vitit 1970 ka filluar të punojë si mësues në vendlindjen e tij, ku dha kontribut të madh në shkollimin e shumë gjeneratave, por edhe në ngritjen e vetëdijes për një arsimim të popullatës së trevave Myqibabë, Lipovicë, Buricë.

Mobi Casa

Pas përfundimit të luftës, më 1999, u shpërngul në fshatin Velekincë dhe aty punoi deri në pensionim. Për gati 28 vite ishte përgjegjës i paraleleve të ndara në Myçibabë.

Xheladini rrjedhë nga një familje me traditë atdhetare të mëhallës së Lerajve.

Është trashëgimtar i emrit të Xheledin Kurbalisë. Si çdo pedagog, gjatë zhvillimit të procesit arsimor, është përballur me vështirësi e pengesa, por i ka sfiduar të gjitha.

Në vitet e 90-ta u angazhua drejtpërdrejt në aksionin për pajtimin e gjaqeve, pastaj në kurset për zhdukjen e analfabetizmit dhe aktivitete të tjera, të cilat janë bërë për të mirën e kombit. Pas dyzet viteve, më 2011 u pensionua si veterani i arsimit gjilanas./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.