ARKATANA

Xheladin Beqiri, heroi nga Gjilani që iu bashkua luftës antifashiste në Kurvelesh të Labërisë (1905 – 1944)

/ 6 minuta lexim
HW

Materialin e mblodhi : Xhevahir Cirongu, Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Për dëshmorët e atdheut , herët , apo vonë –
Për trimëritë edhe vlerat do të shkruhet gjithmonë !
N’ histori për ta , do t’ mësohet –
Brez pas brezi për ta do t’ këndohet !
Refreni :
Lum e lum po na banë konaku –
Po na vjen Xheladin Beqiri – heroi “Karadaku” !
Xheladin Beqiri – heroi nga Gjilani ,
Që e ka lindë dhe e ka rritë nëna, luftëtar vatani !

Në çdo varg të shkruar , pa u ndryshkur –
Nga ku lulja e lirisë qëndron ngaherë e vyshkur !
Aty gjenë të freskëta gjithmonë pika gjaku –
Me rrënjë ngulur në tokën tonë , ujitur nga gjaku ,
I 28 mijë dëshmorëve të LANÇ – re !
Kanë kaluar 70 vite n’ vendin tonë kur u ndezën zjarret –
Kur djemtë e vajzat shqiptare i rrëmbyen armët !
Shqiptaria për armikun , armët i rrëmbeu –
Menjëherë dolën maleve për lirinë e atdheut !
Shqipëria ishte pushtuar nga nazifashizmi gjerman –
Nëpër fshatra dhe qytete kanë bërë zi e kanë bërë nam !
Thirrjes së atdheut , për të luftuar pa u kursye gjaku –
Iu përgjegj edhe Xheladin Beqiri “Karadaku” !
Qysh në fillim djali i Gjilanit , kërkonte gjithnjë punë të sheshit –
Që jetonte në Nivicë , të qytetit t’ Kurveleshit !
RRoku armën e doli malit nëpër kodra të malësisë –
Të luftonte pa u kursye për lirinë e Shqipërisë !
“Nuk mund të rri në shtëpi, – iu tha nivicarëve djali nga Kosova –
Shtëpia ime janë këto male – ku i kanë foletë shqiponjat !”
Si erdh Xheladin Beqiri në Shqipëri – në shtetin amë –
Ngjarjet e vitit 1934 , n’ qytet të lindjes në Gjilan ,
E detyruan të kalonte nëpër Kukës e Shkodër ,
Kaloi lug me lug edhe kodër m’ kodër !
Prej andej kalon drejt në Myzeqe –
Në Fier , tek dosa t’ afërm , si n’ familje ku është le !
Prej Fierit kalon atje në mes Vlore –
Prej andej punon disa kohë n’ kripore !
Lufta italo – greke më 1940 , që i bëri llom t’ përsheshit –
Xheladinin e gjenë n’ fshatin , mu n’ Nivicë të Kurveleshit !
Xheladin Beqiri “Karadaku” – ka lindë n’ vitin 1905 –
Luftëtar e shembëlltyrë , ishte trim me plot besë !
Po n’ këtë vit pranohet n’ rrugë përparimtare –
Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare !
Me trimëri e zgjuarësi ka marrë pjesë në shumë beteja –
Kundër pushtuesve gjermanë të Shqipërisë , në krahina t’ reja ,
Të ndryshme të Shqipërisë së jugut , që kërkonin liri ,
Është ajo e betejës së Mezhgoranit në Përmet , gjurmë që mbetën n’ histori !
Me krijimin e Brigadës Parë Sulmuese , ky përparimtarë –
Emërtohet zëvendës – komandant i Batalionit t’ Parë !
Duke parë aftësitë e tija , si organizator e luftëtar i zoti –
Si një strateg i lindur , Xheladin Beqiri “Karadaku” , askund mundi s’i shkoi koti !
Emërohet komandant i batalionit të pestë , të Brigadës së Parë Sulmuese –
Ai , bëhet krahu i djathtë i Mehmet Shehut , për armikun ishte trishtuese !
Fill pas kthimit nga kongresi i Përmetit –
Ku ishte pjesëmarrës , si delegat për të drejta të miletit !
Në Betejën e Qafës së Gjarpërit e Guri i Prerë ,
Në luftime të ashpra , trup me trup janë prerë !
N’ midis forcave gjermane edhe ato partizane –
Më 6 Qershor të vitit 1944, tmerr i madh ndodhi kësaj ane !
E dhanë jetën 32 partizanë edhe partizane –
Në lulën e rinisë për lirinë e Shqipërisë nënë !
Midis tyre edhe biri i Kosovës , ra nga Karadaku –
Hero iPopullit – Komandant Xheladin Beqiri “Karadaku!”
Gjatë luftës për çlirimin nga okupatori nazifashist –
Ai, ra heroikisht në betejën e luftimeve t’ kësaj ane –
Që u zhvillua midis gjermanëve e forcave partizane !
Më 6 Qershor 1944 , luftë e rreptë ka krisë –
N’ Qafë të Gjarpërit , n’ rreth t’ Skraparit – zona Tomorricë !

HW

Ai, me babanë s’ mund të duronin shtypjen serbe
Dhe si rezultat të konflikteve , familja iu vu n’ shënjestër nga serbët !
Kjo e detyroi që të kalonte drejt për në Shqipëri ,
Por, edhe në Shqipëri , Xheladini se pati t’ lehtë t’ kaluarën e tij !
Italiani edhe greku përmbrapa iu kishin flugë –
Arrestohet nga italianët e grekët , me disa muaj burg !
Kur mësojmë se nuk jetonte ky djalë në Nivicë –
Por, një hyzmetçar i ardhur nga veriu i Shqipërisë !
Atëherë ndaj torturave në burg pushoi vlugu
Dhe Xheladin Beqirin e lirojnë nga burgu !
Në këto kushte , biri i KOsovës , trimi i kësaj ane –
Rrëmben pushkën ,inkuadrohet n’ rreshtat partizane !
Kështu , Xheladin Beqiri – komandant “Karadaku” –
Nuk e lejoi vetën të rrijë n’ ballë konaku !
Hyn n’ formacionin e parë t’ çetës partizane –
Të Kurveleshit në vitin 1942 , në vendet e kësaj ane !
Më vonë kalon komandant i çetës “Hajredin Tremishti” –
Nëpër fronte t’ luftës , armikun e trishti !
Bashkë me komisarin trim , Hasim Zeneli –
Grekut , italianit , seç iu dridh themeli !

Ai, mbajti pseudonimin “Karadaku” , për çlirimin e Shqipërisë,
Mbante emrin e malit Karadak , të vendlindjes me shqiptarë –
Në Qafën e Gjarpërit , janë mbetë edhe dy lapidarë !
Njëri është ngritur pikërisht atje , ku u vra Xheladini 72 vite më parë –
Edhe në Nivicë , në qendër të fshatit duken si dy flamurtarë !
Qëndron kryelartë busti i Heroit të Popullit , Xheladin Beqiri “Karadaku” –
Atj në zemër të Labërisë trime, ku e kujton konaku !
Dëshmorët e kombit kanë vetëm ditëlindje , mu n’ atë ditë që janë flijua –
Liria që gëzojmë sot , i ks rrënjët te gjsku i dëshmorëve të atdheut pa u harrua !
Ata do të nderohen brez pas brezi , ndër shekuj kujtohen –
Populli i Skraparit u këndon këngë dhe kurrë nuk harrohen !
Dëshmorëve që ranë në betejën e Qafës së Gjarpërit e Gurit të Prerë –
Për çdo vjet ju bëjmë homazhe edhe ju bëjmë nderë !

Gjilan, më 21.06.2021 vj.
Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.