Mobi Casa

Xhejlane Behluli merr edhe një mandat katërvjeçar për të udhëhequr me Forumin e Gruas në Artanë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Ju premtoj, ashtu siç ju kam përfaqësuar dinjitetshëm në mandatin e kaluar, do të punojmë edhe më fortë me kryesinë e re të zgjedhur sot në mënyrë demokratike ka thënë Xhejlane Behluli.

Fundamenti

Postimi i plotë:
I nderuar Kryetar i LDK-së dega në Novobërdë Bajrush Ymeri,
E nderuar Kryetare e Forumit të Gruas LDK-së në Kosovë Lirije Kajtazi,
Të nderuara delegate të Kuvendit të VIII-të Forumit të gruas LDK në Novobërdë,
Ju falënderoj nga zemra për besimin e dhënë për ta udhëhequr edhe katër vite Forumin e Gruas së LDK-së Novobërdë.
Ju premtoj, ashtu siç ju kam përfaqësuar dinjitetshëm në mandatin e kaluar, do të punojmë edhe më fortë me kryesinë e re të zgjedhur sot në mënyrë demokratike.
Faleminderit Besa Gaxherri për prezencën tënde sot në Kuvendin e Forumit të Gruas. E vlerësojmë shumë si degë.
Me respekt,
Xhejlane Behluli
Kryetare e Forumit e Gruas së LDK-së Novobërdë