GRANDEMALL

Xhavit Haliti për dialogun: Të ulemi me BE-në e SHBA-në, t’i hedhim letrat në tavolinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, subjekt ky më i madhi opozitar në Kuvendin e Kosovës, thotë se qeveria aktuale e vendit duhet të definojë qartë qasjen ndaj dialogut me Serbinë, fillimisht para deputetëve në kuvend.

Për më shumë, sipas tij, ajo duhet t’i ruajë raportet me vendet partnere të Kosovës, të cilat, në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të përfshira në zhvillimet në dialog dhe rezultatet që i ka prodhuar dhe mund t’i prodhojë ky proces.

“Unë mendoj që duhet të ulemi me të gjithë faktorët, me shtetet e veçanta të Bashkimit Evropian, me BE-në, me institucionet e BE-së në Bruksel. Por, duhet të bisedojmë edhe me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç është ambasadori (Philip) Kosnett në Prishtinë dhe duhet t’i hedhim të gjitha letrat në tavolinë. Ne e kemi një problem që po na mundon. Ky është problemi që deklaratat e mëhershme po na pengojnë ta pranojmë realitetin. Realiteti është ky që është dhe ne duhet të ecim më tutje”, theksoi Haliti për REL-in.

Uji Dea

Deputeti Haliti shpreh mendimin që Kosova, për të ruajtur raportet pozitive me vendet partnere, nuk duhet të përplaset me qëndrimet e tyre.

“Mendoj që Alfa dhe Omega e një shteti demokratik, e një shteti të përgjegjshëm, është që marrëveshjet që i ka bërë administrata paraprake i njeh edhe kjo dhe vazhdon me punën. Unë mendoj që axhamillëku në politikë duhet të përfundojë dhe duhet të fillojnë përgjegjësitë që të zyrtarizohet politika e jashtme e Kosovës, të zyrtarizohet politika e dialogut, sipas preferencave që ka Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi Haliti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.