Fundamenti

Xhavit Haliti: Liderët e Luginës natën në Beograd, ditën në Prishtinë…

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në intervistën ekskluzive për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” me deputetin Xhavit Halitin, njëherit nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ai pos situatës aktuale në Kosovë dhe Luginën e Preshevës flet edhe për Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për Luginën e Preshevës, pastaj për atë se kush fshihet pas heqjes së Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, për atentatet ndaj ish-presidentit Rugova, për arrestimet e fundit të Grupit të “Drenicës” nga ana e EULEX-it ?

Ndër tjera në këtë intervistë deputeti Haliti flet edhe për injorimin dhe mos vizitën e Atifete Jahjagës në Preshevë e cila nuk figuron në listën e “zezë” të Serbisë edhe pse ajo nuk kishte luftuar me pushkë n’krah e cila kishte shtrënguar dorën disa herë Nikolicit dhe Dacic.

Uji Dea

Haliti po ashtu flet edhe për kërkesat e njëpasnjëshme të liderëve dhe popullatës për largimin e Atifete Jahjagës e cila është konsideruar presidente kukull e zgjedhur sipas “zarfit”, pastaj për vendimin që Kosova t’i nis negociatat për Marrëveshjen e Stabilizimit, për integrimet e Kosovës dhe lobimin dhe garën mes Pacollit dhe Hoxhajt për njohje në stilin “mos mu pas kanë çadra jeme..”.

Pra, për gjitha këto dhe shumë çka tjetër me interes kombëtar dhe ndërkombëtar intervistën në fjalë me deputetin kosovar Xhavit Halitin mund ta lexoni nesër, ekskluzive në agjencinë informative kombëtare “Presheva jonë”.