Mobi Casa

Xhavit Haliti: Kurti do t’i humbë zgjedhjet kurdo që do të mbahen, populli është ngopur nga fjalët e tij boshe

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i vendit, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se në vitin 2025 partia që ai udhëheq do t’i fitojë dy palë zgjedhje, lokale dhe parlamentare. Këtë deklaratë Kurti e bëri në një takim me strulturat e partisë së tij.

“Në vitin 2025 do t’i kemi zgjedhjet e ardhshme lokale përveç se do ta kremtojnë 20 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, por patjetër me 2025 do t’i kemi edhe zgjedhjet parlamentare sepse opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht”, tha Kurti.

“Le ta marrim si shembull një ekip të suksesshëm futbolli, fjala vjen Ballkani i Suharekës. Për qeverisje qendrore e komunale, nga zgjedhjet parlamentare e lokale le ta fitojë Vetëvendosja vitin 2025, edhe kampionatin edhe Kupën”, ka thënë Kurti.

Lidhur me këtë deklaratë, ka folur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili thotë se kjo qeveri ka dhuruar me shumicë fjalë boshe, derisa shton se të gjithë janë ngopur.

Uji Dea

“Unë nuk kam dëgjuar deri më sot që një kryetar partie ka thënë që do të futem në garë për të humbur, të gjithë duan të fitojnë. Dhe nëse populli i Kosovës mendojnë që Kurti ka qeverisur mirë, edhe mund ta votojnë prapë, por mendoj që ne kemi një popull shumë të zgjuar, shumë fisnik, shumë punëtor dhe me kulturë nga të dyja polet dhe kulturat e praktikat evropiane. Një postulatë e popullit thotë: nëse më ke gënjyer njëherë s’jam fajtor, por nëse më gënjen të dytën herë, atëherë fajin e kam vet”! Nëse qytetarët e Kosovës kanë pasur nevojë për ajër dhe fjalë boshe; atëherë kjo qeveri ka dhuruar me shumicë sa që të gjithë jemi ngopur”, tha ai.

Tutje, Haliti vlerëson se Kurti do t’i humbasë zgjedhjet kurdo që ato mbahen.

“Siç e dimë të gjithë, fronti opozitar akoma s’është i bashkuar, prandaj edhe Albini po vazhdon me lojë fjalësh. Nëse duam fitore duhet aksion demokratik duke i përdorur të gjitha mjetet e veprimit që lejon ligji e praktikat civile të veprimit. Besoj që populli është ngopur nga gënjeshtrat e qeverisë e politikat që Kosovën e kanë lënë në vend numër 0, pa integrime, pa zhvillim ekonomik dhe tani e një vit me sankcone nga BE. E sigurt që Albini do t’i humbë zgjedhjet kurdo që mbahen”, përfundoi deputeti i PDK-së Xhavit Haliti për Gazeta Blic

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.