UBT

Xhavit Hajdari bëhet burrë, shkon në qeli

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nga data 11 gusht 2014 Xhavit Hajdari ndodhet në burgun e Smrekonicës ku po vuan burgun prej 1 viti i dënuar për veprën penale “marrje ryshfeti”.

Xhavit Hajdari ish drejtor i Spitalit të Gjilanit dhe pjesë e kryesisë së LDK-së dega në Gjilan pas shumë ankesave dhe shtyrjeve të njëpasnjëshme më në fund është dorëzuar dhe është bërë burrë, pasi ka vendosur që ta vuaj dënimin prej një viti burg efektiv, raporton rajonipress.

Sabit Shkodra zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan ka konfirmuar për rajonipress se Xhavit Hajdari që nga data 11 gusht 2014 ndodhet në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.

Hajdari kishte bërë ankesa në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën Suprem të Kosovës, por që të dyja e kishin vërtetuar dënimin e Gjykatës së Gjilanit. Hajdarit tani i është ndërprerë kontrata e punës edhe nga ana e Spitalit të Gjilanit.

Ndryshe Xhavit Hajdari ishte shpallur fajtor nga Gjykata Komunale e Gjilanit, më 9 dhjetor 2012, për veprën penale – marrje e ryshfetit.

ARKATANA

Për çka u akuzua dhe u dënua Xhavit Hajdari

Xhavit Hajdari ishte gjetur fajtor se më 19 korrik 2012 në restorant “Bujana”, në cilësinë e drejtorit ekzekutiv ka kërkuar përfitim material për vete, respektivisht nga e dëmtuara Sevdije Demolli, pronare e kompanisë “Toni” ku kishte kërkuar shumën prej 2000 eurove në mënyrë që mos t`ia ndërpresë të dëmtuarës kontratën e themeluar për pastrimin e objekteve në spitalin e Gjilanit.

Fillimisht i pandehuri në mënyrë të kundërligjshme e me qëllim përfitimi të dobisë pasurore kërkon nga e dëmtuara shumën prej 500 eurove në muaj në mënyrë që kompania e të dëmtuarës të mund të vazhdonte ofrimin e shërbimeve për spitalin e Gjilanit, në të cilën kërkesë e dëmtuara nuk pranon nën pretekstin se është e papërballueshme për të dhe më pas i pandehuri zbret shumën e kërkuar në vlerë të 200 eurove në muaj.

Pasi merren vesh i pandehuri dhe e dëmtuara me vajzën e saj takohen tek restoranti “Bujana” ku e dëmtuara nxjerrë shumën prej 2000 eurove, dhe ia dorëzon në dorë të pandehurit i cili i merr paratë dhe i fut në xhepin e majtë të këmishës dhe arrestohet nga policia në flagrancë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.