Fundamenti

Xharra: Pse duhet dhënë Kadaresë çmimin Nobel?

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

“Natyra e ka ditur të na nderon me gjeniun e madh, të përzgjedhur nga mëshira e saj, që t`i tregon botës se jemi një popull që ende frymon që nga lashtësitë mijëravjeçare. Kadareja është fati historik i një mburrjeje kombëtare.”

Të ngritsh zërin pro Kandidatit për Çmimin Nobel, do të thotë të ngritsh zërin pro një populli të tërë, pro popullit tonë e që fatbardhësisht Kadareja është “Nobeli” i kombit shqiptar. E neve kurrë më tepër se sot nuk na u është dashur ky Kadare. Po Kadaresë për çmimin Nobel!

Kombi ynë do te ndërronte imazhin e tij në botë sikur shkrimtari Ismail Kadare te fitonte çmimin Nobel. Duhet të mblidhen te gjithë shqiptarët e botës ; të gjithë me një mendje pa dallim feje , pa dallim bindjeje politike, pa dallim vetë-urrejtjeje, pa dallim nga veprimet komb vetëvrasëse të intrigave dhe intrigantëve , pa dallim të qëllimeve të njerëzve tanë që vuajnë nga” vetëm për inat”, pa dallim moshe ,gjinie.

-Bashkësitë fetare myslimane , katolike ,ortodokse të të gjithë shqiptarëve të botës të shkruajnë: Po Kadaresë çmimin Nobel!

-Të gjithë ata që e duan të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë në Evropën e qytetëruar të shkruajnë: Po Kadaresë çmimin Nobel!

-Të gjithë ata qe shkruajnë dhe te gjithë ata që lexojnë te nënshkruajnë: Po Kadaresë çmimin Nobel!

– Dashuria ,atdhetaria ,mallkimi i vuajtjeve të së kaluarës të bashkohen dhe të nenshkruajnë: Po Kadaresë çmimin Nobel!

– Unë ,ti ,ai ajo , na ju , na ,ata dhe ato te themi : Po Kadaresë çmimin Nobel!

– Çdo gazetë e përditshme , javore ,mujore, cdo stacion televiziv ,çdo radio shqiptare te rezervojnë një minute për: Po Kadaresë cmimin Nobel!

Hidromorava

– Sikur . S`ka sikur ; ardhmëria e atdheut thërret: Po Kadaresë çmimin Nobel!

Po Kadaresë çmimin Nobel!

Kadareja e ka vendin në ballin e oxhakut të Kombit, por edhe ju pajtoheni me këte.

Në kohën kur Kosovës i duhet shlyerja e hipotekave të këqija, në kohën kur Kosovës i duhet Kadareja, në kohën kur Kosovës vetëm miqtë e vërtetë mund t`i ndihmojnë , atëherë : Po Kadaresë çmimin Nobel

E dimë mire që konferenca e Rambujes e kishte Kadarenë mbrapa. E dimë mirë që mos të ishte Kadareja, historia e Kosovës do të shkruhej ndryshe? Eh ,sikur historia të shkruhej ndryshe atëherë edhe kombi shqiptar do të ishte ndryshe !

Shqipërisë e të gjitha tokave mbarëshqiptare na duhet Kadareja. Neve na duhet Nobeli. Duhet t`i jemi natyrës mirënjohës që na e fali Kadarenë mu në kohën më të nevojshme për ne.

Këngjilli dhe gjerdani prej ari i nuk trazohen kurrë ndër veti : Po e citoj vetëm pak: “Çështja e faktorit shqiptar mund të përmblidhet në një frazë: shqiptarët kanë qenë në qendër të historisë së Ballkanit dhe sot janë kthyer përsëri në qendër. Ky fakt, fakti që ky kthim u bë në formën befasuese të dy shteteve, nuk ndryshon asgjë në thelbin e çështjes. Kryesorja është që populli shqiptar, në këtë fazë të re të historisë së tij, ka rastin të tregojë , përpara vetes në radhë të parë, por përpara aleatëve tanë gjithashtu, se ky rikthim i tij është i mbarë, i shëndetshëm, drejtpeshues për të dhe për të tjerët. Me fjalë të tjera, s’kemi të bëjmë këtu me një kërkim revanshi apo mburrjeje, e aq më pak me një synim për të dëmtuar dikë. Kam bindjen se kjo prani e fuqishme shqiptare do të thotë, në radhë të parë, përgjegjësi e dyfishtë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Dhe seriozitet i dyfishtë gjithashtu. (Kadare)”.

Neve na duhet KADAREJA! E kemi nga ata margaritarët që bota na e ka lakmi!

“Shqipëria me Kadarenë, e ka jetën përpara” – Laurence Cosse (Le Quotidien de Paris,17.03.1982) shkruanin në Evropë . E ende shkruajnë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.