FIDANISHTJA

Xharra: Përse pikërisht tash po sulmohet Jahjaga?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me anë të grafiteve po tentohet të denigrohet figura e Presidentes, Atifete Jahjaga, sepse ka indice se puna e saj ishte e mirë, dhe është zgjedhur pikërisht ky moment i fundit i mandatit të saj për ta sulmuar atë, ka thënë në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës, kryeredaktorja e gazetës Zëri, Arbana Xharra.

“Momentumi është interesant, pasi tentohet që të denigrohet figura e Presidentes dhe pse po ndodh pikërisht tash. Është fundi i mandatit dhe janë dhënë sinjale nga ndërkombëtarët se puna e presidentes është e mirë, mënyra se si përdoren këto grafite janë denigruese”.

Xharra është e bindur se sulmi kundrejt Presidentes po bëhet në mënyrë selektive dhe se ajo po sulmohet për faktin e vetëm se është femër.

“Nuk kemi një skenë politike perfekte që të kemi një averzion ndaj Presidentes, janë dënuar këto grafite pasi ne nuk kemi parë figura të tjera të politike, si të Isa Mustafës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit do të ishte diçka normale”.

Mobi Casa

“Këtu është bërë në mënyrë selektive, pse nuk ka figura tjera, pse nuk bëhen grafite personalitete tjera politike”.

“Tek ne shihet se është më lehtë te veprohet ndaj Presidentes pasi është femër. Kemi në skenën politike figura politike që të bëhen grafite të shumta, tani kemi një momentum që ka të bëjë me mandatin e presidentes, pasi ajo është në fund të saj dhe mundohet të denigrohet kjo ndoshta, sepse asaj mund edhe t’i propozohet një mandat tjetër”.

“Jashtë sarkazma politike përdoret edhe për të tjerët, kurse te ne jo pasi ajo është më e lehtë për t’u sulmuar”, tha Xharra.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.